Lehtësohen masat anti-COVID në Kosovë, hiqet ora policore

Lehtësohen masat anti-COVID në Kosovë, hiqet ora policore

Foto ilustruese

Lehtësohen masat anti-COVID në Kosovë, hiqet ora policore.

Ditën e sotme, qeveria kosovare në detyrë ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID.

Me masat e reja është hequr ora policore nga komunat të cilat bënin pjesë në “zonën e kuqe”.

Gjithashtu qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë dhe që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit ose përndryshe duhet të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë.

Në Kosovë, nxënësit dhe studentët do të kthehen në klasa dhe auditorë por gjithmonë duke zbatuar masat anti-COVID.

Gjithashtu, në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 50 persona, ndërsa në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, lejohet grumbullimi deri në 80 persona.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen