Fatos Tushe kërkoi lirinë me pretendimin se është i sëmurë, Gjykata e lë në burg dhe i cakton dy mjekë për raportin përfundimtar mbi shëndetin e tij

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, do të vijojë të qëndrojë në burg. Me argumentin se është i sëmurë, Tushe kërkoi të lihej i lirë, por kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka miratuar një kërkesë të pjesshme të Tushes për të përcaktuar dy mjekë që të nxjerrin një raport përfundimtar mbi gjendjen shëndetësore të tij, për të vërtetuar kështu nëse sëmundjet që ai pretendon i rrezikojnë qëndrimin në qeli.

Edhe më 28 korrik, ish-kreu i Bashkisë Lushnjë ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para Gjykatës ka mohuar akuzat duke pretenduar pafajësi. Tushe pretendoi se është alergjik ndaj ushqimeve dhe se sipas mjekut nuk duhet të qëndrojë në ambiente të mbyllura dhe se vuan edhe nga zemra, diabeti, gurët në tëmth dhe se ka kolesterolin e lartë.

Ndërkohë në burg vijojnë të jenë edhe ish-vartësit e Tushes, si edhe dy biznesmenët, Ibrahim Lami dhe Bujar Murati të arrestuar për favorizim në tendera.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel

Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel