Uji është tërhequr, duke lehtësuar situatën e përmbytjes në disa fshatra të fierit, banorëve u është sugjeruar të qëndrojnë në qendrat ku janë strehuar deri sa të largohet plotësisht uji nga banesat.
600 hektarë toka bujqësore janë ende nën ujin e lumit Vjosa që prej tre ditësh. Reshjet e ditës së sotme kanë rënë herë pas here, nuk kanë krijuar problem për përmbytje.
Në fshatin Nikoj autoritetet e emergjencave po vijojnë punën për zhbllokimin e rrugës dhe nxjerrjen e ujit nga shtëpitë e banorëve. Lumi Vjosa është tërhequr edhe fshatin Fitore dhe Novoselë (Vlorë), por situata mbetet ende problematike për shkak se ka shumë shtëpi të përmbytura, përveç kësaj mungon energjia elektrike dhe uji i çezmave nuk sugjerohet të pihet sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik.
Autoritetet e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në dy fshatrat e lartpërmendur për nxjerrjen e ujit nga banesat dhe rrugët.
Kryebashkiaku i fierit Armando Subashi po ndjek situatën nga afër në fshati Fitore dhe në Darzezë.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com











