Leicester City marshon drejt titullit
shpartallon Manchester City në shtëpi

Leicester City marshon drejt titullit<br />shpartallon Manchester City në shtëpi
Leicester City nuk është më surprizë dhe ëndërr, por realitet dhe pretendent kryesor për të fituar titullin kampion në Angli, pasi ka mposhtur me rezultat bindës dhe të thellë 1-3 Manchester City në shtëpi duke e turpëruar.
 
Dy gola të Huth dhe një nga Mahrez bën të pavlefshëm golin e Agueros në fund. Leicester tashmë kryeson me shkëputje, 53 pikë. Në ndeshjet e tjera ka zhgënjyer sërish Liverpul që nuk ka mundur të administrojë avantazhin e dy golave ndaj Sunderland duke pësuar dy herë në fund dhe humbur dy pikë.
 
Tottenham Hotspur fitoi me rezultatin minimal 1 - 0 ndaj Watford duke u ngjitur i dyti.
 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës