Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli paditi në SPAK ish-kreun e bashkisë Xhelal Mziun.
Sipas Sulit, ish-kryebashkiaku ka abuzuar me lejen e miratuar për ndërtimin e thertores në zonën e Laknasit.
Kjo padi e Sulit është e treta ndaj ish-kryebashkiakut që depozitohet në SPAK.
"Me anë të veprimeve të kryera dhe mosveprimeve të realizuara ish kryetari i bashkisë Kamëz Xhelal Mziu, ka favorizuar në mënyrë të paligjshme subjektin privat, i cili është pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtimin e një kompleksi blektoral dhe stabiliment therje në bregun e lumit në Laknas pa marrë miratimin zyrtarë nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore siç dhe është kërkesa ligjore por ka patur zyrtarisht në mënyrë të përsëritur refuzimin e dhënies së autorizimit për të kryer investim privat në këtë teritor. Në mënyrë të përsëriturështë refuzuar kjo leje për shkak të përgjigjes negative nga institucioni i Agjensisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe ish Kryetari i Bashkisë, pa e patur këtë autorizim jepet Leje zhvillimi dhe ndërtimi në mënyrë të paligjshme dhe abuzive" - thuhet në dokumentin e dorëzuar nga Rakip Suli në Prokurorinë e Posaçme.
Në vitin 2019, Suli e paditi Mziu për dhënien e lejeve të ndërtimit pa kriter madje në zona që janë përcaktuar si park Kombëtar, por edhe në shtratin e lumit që ishte përcaktuar për t'u lidhur me liqenin e Tiranës.
Ndërkohë ish-kreu i Bashkisë së Kamzës i ka mohuar këto akuza. Në një reagim në rrjet sociale, Mziu shkruan se leja për të cilin flet Suli, i është refuzuar kompanisë dy herë por pasi i plotësonte kushtet është lejuar që të bëjë ndërtimi. Ish-kreu i Kamzës tha se këto akuza vijnë nga padituria e Sulit për të njohur ligjin.
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Komision hetimor vetëm për çështje konkrete,jeni dakord me propozimin e PS?
-
Po
68.9%
-
Jo
24.4%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 4305
Lajme të tjera
-
Donte të vriste vëllezërit Nela në Britani për hakmarrje, arrestohet nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli! Pjesë e grupit Mata-Breçani
2 Dhjetor, 12:37
-
Koncesioni i Sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në SPAK për të dytën herë në zbatim të masës së sigurisë
1 Dhjetor, 15:25
-
Kamëz/ U kthye para 1 jave nga Anglia, 70 vjeçari vret me katër plumba fqinjin për kanalin e ujërave të zeza! Plagos tjetrin! Report Tv sjell pamje (EMRAT-VIDEO)
30 Nëntor, 14:58
-
'Për Shkëlzenin' dëshmon inxhinierja në GJKKO për Gërdecin: Erdhi një fax nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes
30 Nëntor, 14:43
-
‘Duart lart se ju vramë’, flet për Report Tv pronarja e argjendarisë në Kamëz: Morën 1.5 kg flori! 3 prej tyre u futën brenda, shoferi i priti te BMW
29 Nëntor, 11:11
-
Grabitet argjendaria në Kamëz, 3 autorët të maskuar marrin 500 gram flori nën kërcënimin e automatikut! Momenti kur arratisen me 'BMW' (FOTO)
28 Nëntor, 17:47
-
GJKKO e shpalli të pafajshëm, SPAK ankimon vendimin, kërkon dënim për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri
28 Nëntor, 16:39
-
Përgjimet që tronditën policinë/ Gazetari Dema: 70 efektivë hetohen nga SPAK! Ka shefa që janë dorëhequr! Hajdari: Duhet operacion i pamëshirshëm
27 Nëntor, 21:44
-
Gary Kokalari letër SPAK: Berisha të hetohet edhe për firmat piramidale e Gërdecin! Të zhvarroset Kosta Trebicka, njerëzit e afërt të ish-kryeministrit e nxorën si vdekje aksidentale
25 Nëntor, 21:56
-
Pakti mes politikës dhe drejtësisë është prishur!
24 Nëntor, 20:46
-
Vangjush Dako, 19 kullat e dhëndrit dhe mizëria me Sanço në Parlament !
24 Nëntor, 20:40
-
Koncesioni i Sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë
24 Nëntor, 15:30