Suli padit në SPAK Mziun, Patozi ironizon: Po zihen se kush e bën më mirë kasaphanën

Suli padit në SPAK Mziun, Patozi ironizon: Po zihen se kush e bën më mirë kasaphanën

Koordinatori i Bindjes Demokratike., Astrit Patozi ka ironizuar padinë e ngritur nga kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli ndaj paraardhësit të tij Xhelal Mziu për lejimin dhe favorizimin në kundërshtim me ligjin të një thertore. Patozi ironizon se “Rilindja” i paska shpallur luftë frontale “Republikës së Re” në Kamëz, por që sipas tij edhe kur duan të godasin njëri tjetrin bëhen qesharakë.

Sipas Patozit palët nuk ka arsye të tjera për të luftuar dhe se tani po zihen se kush bën më mirë kasaphanë.

Lajmi më i madh sot qenka se “Rilindja” i paska shpallur luftë frontale “Republikës së Re” në Kamëz dhe për këtë paska kërkuar ndihmën e SPAK-ut.

Por këta janë aq të lodhur, sa që edhe kur duan të zihen më gjithë mend me njëri-tjetrin, bëhen tmerrësisht qesharakë.

Ngaqë mund të gjenin një temë tjetër, por jo pikërisht ndërtimin e një thertoreje. Sepse i bie që po kacafyten se kush e ka bërë kasaphanën më të mirë, i cili, në fakt, nuk është se nuk qëndron si debat.

Dhe pyetja tjetër është se përse është pritur që Xhelal Mziu të kandidonte për deputet në Dibër, që të zbulohej se ai paska bërë shkelje dhe shpërdorim detyre, kur ishte kryetar bashkie, përpara gati dy vjetësh.

Por kjo nuk besoj se ka ndonjë vlerë të madhe për kasapët, që gjuajnë dhe presin me dorën e majtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hej burra: 27/01/2021 23:51

    Xhelak Mziu asht nje dru me pre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

E zbulon Armand Duka: Me Sylvinhon takohem javën që vjen, e finalizojmë shpejt marrëveshjen

E zbulon Armand Duka: Me Sylvinhon takohem javën që vjen, e finalizojmë shpejt marrëveshjen