Lejet e legalizimit, qytetari: Rroftë 
PS!Rama: Ka dhe demokratë këtu

Lejet e legalizimit, qytetari: Rroftë <br />PS!Rama: Ka dhe demokratë këtu
KUKES- Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja për Zhvillimin Urban, Eglantina Gjermeni dhe Drejtori i ALUIZNIT-t, Artan Lame, shpërndanë sot 200 leje legalizimi në Kukës.
 
Kreu i qeverisë theksoi se procesi do të mbyllet në të gjithë vendin shumë shpejt.
 
"Procesi në të gjithë Kukësin do të mbyllet me shpejtësi. Ne shpesh kritikohemi pse organizojmë këto tubime për të dhënë lejet e legalizimit. Nga ana tjetër kritikohemi se ku ka kryeministër në Europë që shpërndan leje legalizimesh. Së pari në Eurove nuk ka ndërtime pa leje legalizimi.
 
Kthimi i është që një strehë pa leje, ta bëjmë një strehë me leje. Janë investime të vdekura nëse këta shtëpi janë pa letra. I gjithë ai kapiti i investuar nga emigracioni dhe nga të ata që kanë kursyer, pa leje legalizimi shtëpitë nuk do kishin vlerë.
 
Nuk është një strehë për tu mbrojtur nga shiu apo për të kaluar natën, por është një kapital që mund ta shesësh, mund ta marrë një kredi në bankë ku shtëpia mund të merret si vlerë.
 
Nëse shume familje të varfëria kanë shtëpi të mira, sepse gjithçka kanë pasur e kanë investuar në atë shtëpi, ata mund ta shesin atë. Kjo është vlera e madhe ekonomike e këtij procesi, nuk është vetëm një vlerë ligjore
”, tha Rama.
 
Edhe në këtë takim të kryeministrit nuk mund të mungonin batutat.
 
Një prej qytetarëve i cili përfitoi lejen e legalizimit, tha se kishte aplikuar një vit më parë dhe i entuziazmuar brohoriti: "Rroftë PS"!
 
Por përgjigja e kreut të qeverisë ishte e menjëhershme: "Ka edhe demokratë këtu e mërziten"!
 
Batutat e Ramës në Kukës:
 

Edi Rama: Tahir Peposhi, hajde Tahir, po desh me fol, mirë, po nuk deshe...
 
Tahir Peposhi: Dua të falënderoj kryeministri e Shqipërisë. Dua t'i kërkoj në emër të minatorëve të Kukësit statusin e minatorit. Rroftë PS!
 
Edi Rama: Nuk kemi ardhur për partinë, ka dhe demokratë këtu dhe mërziten...
 
Edi Rama:
Sa ka që e ke aplikuar për leje.
 
Tahir Peposhi: Kam një vit…
 
Edi Rama: Ti paske PS -në gojë kush ta jepte më parë ty…
 
Edi Rama: Fryn një erë e fortë, po na marrin më sysh. Po na merr në gojë ai që na sheh nga televizori, plaku dixhital. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën