TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha është përgjigjur me anë të facebookut në lidhje me akuzat për ndërtimet pranë liqenit të Tiranës. Ndërsa kryeministri Rama është shprehur se ndalimi i ndërtimeve pa leje do të jetë me të njëjtin ritëm si lufta antikanabis. Në mbështetje të Bashës ka dalë dhe ish kreu i PD-së Berisha, i cili pezullimin e lejeve të ndërtimit i ka cilësuar antikushtetuese.