Qeveria shqiptare vendos të dixhitalizojë lejet e qëndrimit për shtetasit e huaj rezident në vendin tonë. 

Të gjithë të huajit që ndodhen në Shqipëri me rezidencë për arsye pune, studimi, apo të ndryshme dhe aplikojnë për rezidencë tashmë do të pajisen jo me formatin e vjetër model A4 me foto dhe të dhëna personale por me lejen biometrike.

Ka qenë propozimi i ministrisë së brendshme për të dixhitalizuar lejen e qëndrimit për të huajt në vendin tonë për të krijuar një standard Europian por dhe për të prodhuar një dokument të sigurt.

KARTAT
(Ja modeli i lejeve të qendrimit për të huajt)

Është ky modeli i lejes së qëndrimit që do të pajisen të huajt rezident, e ngjashme me kartën e identitetit që përdorin shqiptarët por me të dhëna të ndryshme dhe me dy qarqe dixhitale të integruara.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)