HEC-et, nisin hetimet për kryebashkiakun e Mirditës! Gjykata iu jep të drejtë banorëve: Prokuroria të hetojë koncesionin e Kaçinarit

Gjykata e Lezhës ka urdhëruar Prokurorinë të nisë hetimet ndaj kryebashkiakut të Mirditës, Ndrec Dedaj dhe zyrtarëve lokalë, Pjetër Pjetri dhe Gjet Shkurti. Ata janë paditur nga banorët e zonës së Kaçinarit për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Kjo është fitorja e parë e banorëve, të cilët prej 3 vitesh zhvillojnë betejën e tyre kundërt ndërtimit të HEC-ve, të cilat dëmtojnë mjedisin dhe lënë pa ujë për vaditje disa fshatra.

Kujtojmë se fillimisht procedimi penal u regjistrua në SPAK për veprat penale "Shpërdorim Detyre" dhe "Falsifikim Dokumentesh", pas kallëzimit të banorëve. SPAK kaloi çështjen për hetim në Prokurorinë e Lezhës. Kjo e fundit doli në konkluzionin se nuk ka elementë të veprës penale ndaj kërkoi pushimin e hetimeve. Këtë të enjte gjyqtari Artan Hajredinaj ka urdhëruar prokurorinë e Lezhës të hetojë të gjithë procedurën e ndjekur për dhënien e koncensionit për 5 hidrocentraleve në Kaçinar të Mirditës.  Leja është dhënë në 2018, por kompania me administrator Ndue Shkurtin nuk është lejuar të nisë prej protestave të vazhdueshme të banorëve.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’ dhe rrugët që do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë, pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’ dhe rrugët që do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë, pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'