Lejoi kultivimin e kanabisit në një fshat në Gramsh, arrestohet polici i zonës

Lejoi kultivimin e kanabisit në një fshat në Gramsh, arrestohet polici i zonës

Foto ilustruese

Një efektiv policie është arrestuar në Gramsh për shpërdorim detyre. SHÇBA ka venë në pranga punonjësin e policisë T. R, 52 vjeç, pasi ka favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën që ai mbulon në fshatin Kuturqare, Njësia Administrative Sult, Bashkia Gramsh.

Neglizhimi nga ana e efektivit të policisë ka ndodhur më datë 15.07.2021 ku janë konstatuar të mbjella një sasi fidanësh dhe bimësh narkotike të dyshuara Canabis Satiiva, të përmasave të ndryshme.

'Gramsh - Sot më datë 19.11.2021, nga ana e Drejtorisë Rajonale SHÇBA Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të Procedimit Penal nr. 978, viti 2021, ndjekur me metoda special të hetimit, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal datë 16.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka vendosur të caktojë masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndaj:

- Inspektor T. R., 52 vjeç, me detyrë N/Specialist për policimin në komunitet në Komisariatin e Policisë Gramsh. Nga kryerja e veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se punonjësi i policisë T. R., në shpërdorim të detyrës ka favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën që ai mbulon, pasi në fshatin Kuturqare, Njësia Administrative Sult, Bashkia Gramsh, më datë 15.07.2021 janë konstatuar të mbjella një sasi fidanësh dhe bimësh narkotike të dyshuara Canabis Satiiva, të përmasave të ndryshme.

Materialet hetimore i kaluan Prorurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut