Lejoi ndërtimet pa leje, arrestohet inspektori i policisë në Belsh/ Emri

Lejoi ndërtimet pa leje, arrestohet inspektori i policisë në Belsh/ Emri

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA), Elbasan arrestoi një punonjës policie për "Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”. Pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit arrestuan Inspektorin e Policisë Idajet Sina, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet (SPZ) në Stacionin e Policisë, Belsh, në Komisariatin e Policisë Cërrik.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka favorizuar banorë të zonës që ai mbulon në cilësinë e Ndihmës Specialistit për Policimin në Komunitetit të kryejnë ndërtime të paligjshme. Për punonjësin e policisë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në kuadër të hetimit u morën të pandehur edhe S.K, D.K, Th.Ç dhe Z.K., banorë të Njësisë Administrative Seferan e Belshit, zonë e cila mbulohej nga Inspektori Sina. Të katërt personat akuzohen për “Ndërtim i paligjshëm”. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë