Lejoi ndërtimin pa leje të pallatit 7-katësh në Sarandë, burg për kryeinspektoren e IMT-së! Avokati: Vendim absurd, objekti ka pasur leje ndërtimi që në 2006

Lejoi ndërtimin pa leje të pallatit 7-katësh në Sarandë, burg për kryeinspektoren e IMT-së! Avokati: Vendim absurd, objekti ka pasur leje ndërtimi që në 2006

Romina Pulaj dhe pallati i sekuestruar

Gjykata e Sarandës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg Kryeinspektoren e Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Romina Pulaj. 31-vjeçarja u arrestua dy ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk kishte marrë masa për pezullimin e punimeve në një objekt në ndërtim. Bëhet fjalë për pallatin 7-katësh, në hyrje të qytetit bregdetar që po ndërtohej nga biznesmeni Pando Papuçi.

Ai është shpallur në kërkim për ndërtim të paligjshëm, ndërsa me vendim gjykate është vendosur sekuestro preventive mbi objektin. Arrestimi i Pulajt dhe shpallja në kërkim e Papuçit u bënë pas një hetimi 3-mujor të prokurorisë së Sarandës.

Avokatët mbrojtës të Pulaj, Agron Gurabardhi dhe Gjergji Imeraj e cilësuan këtë vendim të gjykatës absurd pasi leja e ndërtimit të pallatit ka qenë që në 2006 dhe është pranuar për zgjatjen e saje dhe nga gjykata.

"Vendimi i gjykatës ishte absurd, kur prokurori pranon që ka leje ndërtimi në 206 dhe pranon që në 2017 kjo leje është zgjatur dhe pranuar me vendim gjykate, në 2021 subjekti ka filluar ndërtimin, por thotë se e dyshuara nuk ka bërë veprime. kjo nuk është e vërtetë pasi e dyshuara pa çuar 4 inspektorë në objekt, ka marra masën e pezullimit, i ka vendosur gjobën dhe pasi e ka studiuara në tërësi ka parë që vendimi i gjykatës është i drejtë pasi objekti është me lejen e 2006 dhe vepron ligji i 21006 që lejen e ka edhe subjekti edhe pronari i tokës.  duke qene se pronari i tokës është i pranishëm, ndërtimi është bërë nga pronari i tokës, çfarë ka të paligjshme. Nëse duan t'i zënë vendin e punës është tjetër gjë.  Ne kërkuam detyrim paraqitje, por edhe ajo ishte e tepërt apo sigurim financiar", tha avokatët.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen