‘Lejoni Belerin të betohet edhe nga burgu', thirrja e Greqisë për Shqipërinë

‘Lejoni Belerin të betohet edhe nga burgu', thirrja e Greqisë për Shqipërinë

Gazeta greke “Ekathimerini” i ka kushtuar një artikull çështjes “Beleri”. Gazetari Pavlos Padapoulos analizon situatën politike mesazhet që përcjell Athina dhe rolin e kryeministrit Rama në këtë çështje

Shkrimi i plote

Titulli origjinal ‘Lejoni Belerin të betohet edhe nga burgu', thirrja e Greqisë për Shqipërinë

Athina është e shqetësuar se Fredi Beleri, greku etnik që u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës në Shqipërinë e Jugut në zgjedhjet bashkiake të 14 majit (por nuk u lejua të betohet, pasi u arrestua për blerje të supozuara votash dy ditë para këtyre zgjedhjeve), mund të humbasë postin si pasojë e marifeteve të qeverisë së Edi Ramës në tre muajt e fundit.

Kryeministri shqiptar thuhet se në prapaskenë i ofroi Greqisë garanci, menjëherë pas zgjedhjeve të dyta greke në fund të qershorit, se “çështja e Belerit do të zgjidhet”.

Sot kuptohet se ai mund të ketë bërë bllof për të blerë kohë që të skadojnë tre muajt e paraburgimit dhe procesi të kalojë në fazën tjetër, që është përjashtimi automatik i Belerit nga kryebashkiaku.

Sipas Kodi Zgjedhor Shqiptar, një kryetar bashkie është i detyruar të ketë një adresë banimi brenda kufijve të bashkisë së tij. Adresa aktuale e Belerit është ajo e burgut të Vlorës ku ai mbahet, pasi ligji e parashikon, si adresë banimi për  çdo të burgosur pas tre muajve të paraburgimit.

"Teknikisht, tre mujori skadon të dielën, më 20 gusht", tha një burim ligjor. Si pasojë, Ministria e Brendshme e Shqipërisë mund të pretendojë se Beleri nuk mund të bëjë betimin e tij pasi nuk jeton brenda kufijve të bashkisë së tij dhe mund të shkarkohet automatikisht nga detyra.

Protesta

Qëndrimi i Athinës ndaj Belerit u shfaq javën e kaluar me protesta në favor të tij, ku, në konsultim me kryeministrinë dhe Ministrinë e Jashtme, morën pjesë kryebashkiakët e Athinës, Kostas Bakojanis dhe Selanikut, Konstantinos Zervas.

Lëvizja kishte për qëllim t'i dërgonte Ramës mesazhin se Greqia nuk do të pranojë skema të tilla pa ngritur pikëpyetje për cilësinë e demokracisë në Shqipëri.

“Demokracia nuk mund të burgoset”, tha Bakojanis në një miting në qendër të Himarës, duke nënkuptuar se Greqia do të denoncojë Shqipërinë në institucionet evropiane dhe do të ndikojë negativisht në raportin e ardhshëm për Ballkanin, që pritet në tetor.

Nënkryetari i Komisionit Evropian për Mbrojtjen e Mënyrës Evropiane të Jetesës, Margaritis Schinas, i cili mori pjesë në protestë përmes një video-mesazhi të regjistruar paraprakisht, tha se “kjo çështje nuk mund dhe nuk duhet të bëhet barrierë për vendin dhe popullin shqiptar në aspiratat e saj europiane

Mesazhi është marrë nga Tirana, por nuk është e sigurt nëse Rama do të ndryshojë qëndrim. Çfarë është ajo që mban obsesionin e kryeministrit shqiptar? Pse është gati të rrezikojë përmirësimin e fundit të marrëdhënieve greko-shqiptare?

Në Athinë, çështja po trajtohet nga ministrat e shtetit Makis Voridis dhe Stavros Papastavrou. Veçanërisht Voridis ka studiuar historinë e tensioneve etnike mes dy komuniteteve, i cili ka folur edhe me avokatët që mbrojnë Belerin.

Kryebashkiaku i zgjedhur po mbahet në bazë të një aktakuze të pabazuar, thonë ata. Mësohet se truproja e tij, Panajot Kokoveshi, po ashtu u arrestua në të njëjtën ditë, në tentativën për të blerë 14 vota për 50 euro secila. Nuk ka asnjë provë, por vetëm pretendohet se transaksioni ka ndodhur në një tualet lokali.

“Në krahasim me ju, edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është kampion i demokracisë”, deklaroi së fundmi Beleri nga burgu duke iu drejtuar Ramës.

Athina e kupton se nuk është e kujdesshme kur vihet në dyshim pavarësia e sistemit të drejtësisë shqiptare, ndaj retorika ka ndryshuar paksa: Le ta lëmë mënjanë çështjen e lirimit nga burgu: Vetëm lejo Belerin të bëjë betimin, që mund të bëhet edhe nga burgu. Ky është mesazhi i sotëm i qeverisë greke, burimet e së cilës theksojnë se krimi i dyshuar nuk e pengon betimin e Belerit.

Ministri i Jashtëm George Gerapetritis i ka kërkuar vazhdimisht homologes së tij shqiptare, Olta Xhaçka, që thjesht të lejojë Belerin të bëjë betim.

Kryeministri shqiptar akuzohet se ka mbështetur biznesmenët shqiptarë që kanë vënë sytë tek  titujt e pronësisë së grekëve, të cilët nuk janë rregulluar kurrë siç duhet pas rënies së regjimit komunist.

Komunitetit vendas i janë caktuar vetëm tituj për kultivim e tokës, të cilët blihen me qindarkë nga interesa të mëdha.

Titujt mund të “konvertohen” në tituj pronësie dhe të drejta operimi në brezin bregdetar të Himarës, proçes që rregullohet me vendime të bashkisë.

Bazuar në këtë interpretim, zgjedhja e Belerit kërcënon planet e establishmentit shqiptar. Politikani etnik-grek nuk pëlqehet shumë nga shqiptarët.

Ai thuhet se ka pasur të paktën disa kontakte si 20-vjeçar me organizatën paraushtarake Fronti Çlirimtar i Vorio Epirit (MAVI). Megjithatë, ajo që e bën atë të padëshiruar në Tiranë nuk është “e kaluara e tij hiper-patriotike”, është paraja e ftohtë. Por ka më shumë.

Beleri u zgjodh me mbështetjen e partisë së ish-kryeministrit Sali Berisha (duke i dhënë fund një rivaliteti të gjatë mes tyre). Rama dhe Berisha janë armiq të betuar, që do të thotë se Himara është kthyer në një tjetër fushë beteje për rivalitetin e tyre me Belerin që bëhet viktimë. Ekspertët e Ballkanit thonë se Rama mund të përballojë të luajë një lojë të vështirë me Athinën, sepse Berisha është “i padëshirueshëm” në Uashington.

Më 19 maj 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e tha qartë, për shkak të përfshirjes së Berishës në rastet e korrupsionit. Madje, sipas disa burimeve, Beleri nuk ka vizë për në SHBA.

Rama thotë se gjykata përgjegjëse për çështjen e Belerit është e pavarur. Ajo u krijua në vitin 2019, pas presionit të SHBA, për të reformuar sistemin e drejtësisë shqiptare. Ky është SPAK i famshëm ( Prokurori e Posaçme Antikorrupsion) që përmban (Byronë e Hetimit, SPAK, dhe GJKKO) ndërsa më 2 gusht u njoftua se Beleri do të gjykohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje” nga Gjykata Speciale e Shkallës së Parë. Prandaj, supozohet se kërkesa e tij e fundit për lirim do të refuzohet.

Duhet shtuar që ambasada e SHBA-së në Tiranë, në mënyrë të veçantë ambasadorja Yuri Kim, e cila u largua më 10 korrik dhe u promovua si ndihmës sekretare amerikane për vendet e Europës dhe të Euroazisë luajti një rol të rëndësishëmnë krijimin e SPAK dhe më shumë në reformën e sistemit të drejtësisë (dhe ishte shpesh në qendër të komenteve kritike të shqiptarëve antiamerikanë)

Në mënyrë konseguente, Rama po merr një risk të madh përsipër sepse mendon se ka mbështetjen e SHBA-së, të cilët e shohin Berishën dhe Belerin në mënyrë negative.

Një skenar i avancuar, që sheh Belerin të humbasë si kryetar Bashkie dhe më pas zëvendësimin e tij në Himarë nga një grek etnik i “moderuar” jashtë rrethit të influencës së Berishës, që është diskutuar në disa vende dhe mund të materializohet përfundimisht.

Tani për tani, Athina po këmbëngul për të mbështetur Belerin dhe nuk dëshiron ta miratojë në asnjë rrethanë një propozim të tillë.

Shkrimi Ekathimerini

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/08/2023 02:21

    Belerin nuk mund t'a leme te betohet as nga burgu,pasi fitorja e tij eshte e dyshimte dhe e blere.Sa veta solli me autobuz te votonin? Me cfare premtimi,apo shperblimi i solli? U kap duke tentuar te blere 14 vota/50 euro,po sa te tjera ka blere me pare per te cilat nuk eshte kapur?! Dhe ketu nuk po flasim per qellimet e tij per V-E,apo masakren e Peshkepise.A mund te quhet fitues nje i tille? A duhet te lejohej te kandidonte me kete rezyme ne rradhe te pare? Nese vertetohet ne gjyq akuza,atehere /fitorja/ eshte e pavlefshme dhe si rrjedhim dhe betimi si kryetar.

    Përgjigju
  • Alo: 21/08/2023 19:05

    Keta politikanet e djathte greke se kuptojne qe behen qesharake apo jane vertet kaq budallenj...?!

    Përgjigju
  • Tini: 21/08/2023 11:21

    Te mos ia ndryshojne adresen, ne burg te rrije. Nje injorant, nje person qe s’e do vendin e tij, qe korrupton, ne burg e ka vendin. Himara eshte Shqipëri dhe jo Greqi, prandaj tubime me kryetare bashkie greke, normalisht duhet të ndalohen se cenojne rendin dhe Policia e ka tagrin t’i ndaloje.

    Përgjigju
  • Patriarkana greke: 21/08/2023 10:54

    I pa udhi nuk bëri si themi ne. S'ka për të ngrënë sufllaqe për darkë. Kurti me Vuçiçin do hanë sa do kënaqen.

    Përgjigju
    • smi ttrop: 21/08/2023 12:45

      po vrasjet e shqiptarve neper burgjet greke , nuk harrohen

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit