Lejuan kultivimin e kanabisit në Fier, arrestohen 2 policë, kryeplaku dhe 4 të tjerë (VIDEO)

FIER-Dy efektivë policie, kryeplaku i fshatit Cakran dhe katër persona të tjerë janë arrestuar për kultivim kanabisi nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre“ dhe “Kultivim i bimëve narkotike” ndërsa hetimi zgjati disa muaj.

Të arrestuarit;
Gramoz Behari, 48 vjeç, banues në fshatin Kraps, specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Fier
Zyhni Kapllanaj, 57 vjeç, banues në Buzëmadh, agjent i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Fier
B.Xh., 62 vjeç, banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Kryeplak i fshatit Cakran, Fier
G.M., 49 vjeç, banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier
I.M., 39 vjeç, banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier
E.Sh., 50 vjeç, banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier
A.K., 25 vjeç, banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran Fier
Në kërkim F.C. 68 vjeç, banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier.

Aksioni i Policisë në Fier

Sipas policisë, dy punonjësit duke shpërdorur detyrën dyshohet se kanë favorizuar banorë të ndryshëm të këtyre fshatrave për kultivimin e bimëve narkotike, në këmbim të përfitimeve financiare. Në këtë veprimtari kriminale dyshohet se është implikuar edhe kryeplaku në Njësinë Administrative Cakran, B.Xh.

Ndërkohë si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të mbjella me rreth 300 rrënjë në zonën e Cakranit, si edhe gropa të hapura për mbjelljen e tyre. Gjithashtu, në vendin e quajtur “Liqeni i Cakranit”, u evidentuan parcela të vogla me 30-50 rrënjë. Gjatë kontrollit të banesave ndaj të arrestuarve u evidentuan edhe disa kubikë të mbjella me lëndë narkotike kanabis.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat