MALLAKASTËR- Kreu i IKMT në Mallakastër, Ajet Xeba, dy inspektorë dhe tre efektivë janë vënë në masën detyrim paraqitjeje, pasi kanë lejuar ndërtime pa leje. AMP ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e masave, ndërsa tashmë të 6 janë pezulluar nga detyra. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
“Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga AMP me metoda speciale, rezultojnë dyshime të arsyeshme së këta punonjës policie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër”, njoftoi AMP.
Komente

