Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, dërgohen për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës! Legalizuan objekte pa leje në zonën e mbrojtur (EMRAT)

Prokuroria e Shkodrës dërgoi për gjykim 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Punonjësit e IMT Shkodër, Ergys Karrametaj dhe Mirsad Hallunaj, akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin, kanë lejuar ndërtimin në mënyrë të paligjshme të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës, duke mos e evidentuar dhe kallëzuar në prokurori, edhe pse provohet se kanë pasur dijeni të plotë për të.

Ndërkohë, punonjësit e Kadastrës së Shkodrës, Ardian Dodani, Besmir Lekaj, Erleta Bala, Fatjon Tahiri, Iira Shqarri, Suad Smakaj dhe Besmir Vukaj, akuzohen se kanë mundësuar legalizimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në të njëjtën zonë, ku ndërkohë, për shkak të statusit dhe mbrojtjes së veçantë, legalizimi i objekteve informale në këtë zonë, është i ndaluar me ligj.

Kallëzimi në prokurori ndaj punonjësve të IMT Shkodër është bërë nga një grua, e cila pasi ka konstatuar ndërtimin e paligjshëm të një objekti dy-katësh që ndërtohej në një sipërfaqe toke të pretenduar si në pronësi të familjes së saj. Sipas saj punonjësit e IMT-së nuk kishin marrë masa për pengimin e ndërtimit edhe pse ishin njoftuar vazhdimisht nga ajo.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se Ergys Karrametaj dhe Mirsad Hallunaj, inspektorë pranë IMT-së Shkodër, edhe pse ishin njoftuar për kryerjen e ndërtimit të paligjshëm dhe ishin ngarkuar për verifikimin e ankesave të kallëzueses, pasi kanë shkuar në terren, nuk e kanë evidentuar këtë fakt në një procesverbal konstatimi, duke raportuar se nuk ishte konstatuar asnjë ndërtim i ri, në një kohë kur nga këqyrja e bërë nga ana e policisë gjyqësore, është provuar ndërtimi i këtij objekti të ri.

Madje, për ndërtimin e paligjshëm të këtij objekti është dënuar me vendim të formës së prerë edhe ndërtuesja. Nga hetimi lidhur me legalizimin e objektit në fjalë, por edhe të 9 rasteve të tjera të legalizimit të objekteve informale po në Shirokë, rezultoi se procedura e legalizimit të tyre është kryer në kundërshtim me ligjin.

Për këtë u morën të pandehur edhe punonjësit e ASHK-së, Ardian Dodani, Besmir Lekaj, Erleta Bala, Fatjon Tahiri, Iira Shqarri, Suad Smakaj dhe Besmir Vukaj, me detyrë specialistë dhe përgjegjës të sektorit të legalizimeve, gjatë kohës që janë kryer procedurat......

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kiraskiras: 30/06/2024 18:07

    Po ai që ka prerë pyllin mbi vilën e Zogut dhe dhjetra vila në Shirokë të ndërtuar pa leje a thu nuk i sheh prokurori i rrethit se andej edhe drekoset?!

    Përgjigju
  • Dudas-Kiras: 30/06/2024 11:46

    Knej ka Shkodra thojnë kjo është një dramcë! Gërmoni, Gërmoni se do gjeni elefantin në Shkodër! nën drejtimin 34 vjeçar të shkatërruesve PDnë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë