Lejuan ndërtimet pa leje në Velipojë, arrestohen dy policë dhe një inspektor

Lejuan ndërtimet pa leje në Velipojë, arrestohen dy policë dhe një inspektor

VELIPOJË-Pesë persona janë arrestuar nga SHÇBA-ja për ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur, mes tyre 2 punonjës policie dhe një inspektor i bashkisë Shkodër për favorizim. Sipas njoftimit, zyrtarët janë arrestuar pas një hetimi disa mujor me metoda pro-aktive ku u zbulua se favorizonin ndërtimet pa leje kundrejt shpërblimit financiar në zona të shpallura të mbrojtura në Velipojë, Shkodër. 

Të arrestuarit;
- Përparim Zenuni me detyrë Specialist në Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Velipojë;
- Ruzhdi Bajrakurti me detyrë SPZ, në Stacionin e Policisë Velipojë;
- R.K., me detyrë Inspektor i Policisë Ndërtimore në Bashkinë Shkodër.

Gjithashtu janë ndaluar edhe 2 personat që bënë ndërtimet;
- N.K., 45 vjeç, nga Mali Jushit, Shkodër;
- B.N., 37 vjeç, nga Velipoja.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, dyshohet se kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si “Zonë e mbrojtur”) të kryhen ndërtime pa leje në masë.

Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme për funksionarët publik dhe dy shtetasit që kishin bërë ndërtimet. Ndërkohë që edhe në Ksamil është arrestuar një person T.M. 57 vjeç për ndërtim pa leje. 

SHÇBA nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mos more: 22/05/2019 09:00

    xjerrne more besen e shkret se sju ka faj tuj punue a ken

    Përgjigju
  • Golemasi i Sarandes: 21/05/2019 12:16

    Po ketej nga Saranda kur do filloj te funksionoj shteti,ne zone te mbrojtur po nderton edhe ky MUCOBEGA tek vorrezat,i ka hyre dhe detit me ndertime duke bere dhe mol privat. Cfare ben Policia,INUK dhe Bashkia e Sarandes.Apo perlajne Eurot dhe ndertimi i paligjshem vazhdon.

    Përgjigju
    • Bashkefshatari juaj.: 22/05/2019 12:27

      Ai Mucobega qe permendet ju i ka dhen nje zhvillim lagjes tone qe aty nuk kishte per te ndodhur edhe mbas 30 vitesh,per kete une dhe familja ime i jemi teper mirnjohes.Ne kemi qen nga te paret ne ate lagje dhe aty ka qen nje katastrofe totale po qe ne momentin qe Mucobega investoi ne lagjen tone lagja mori zhvillim te papar me gjelberim me rruge te asfaltuara dhe te gjitha keto fal Mucobegajve .Une nuk mendoj se ata po shkaterojne gje aty pasi gjithcka qe duket eshte vetem permirsimi.

    • Fredi: 21/05/2019 15:56

      Fiks!

  • Kafsha: 21/05/2019 11:47

    Dërrmojini bajgat në rang republike se per 30 vjet bene masakra te papara mjedisore, DERRMOJINI!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë