FIER- Kreu i IMT, Enea Çepele dhe inspektori, Sali Musta pranë Bashkisë Roskovec janë pezulluar nga detyra, pasi lejuan ndërtime pa leje dhe shpërdoruan detyrën.
Ndaj tyre u caktua edhe masa 'detyrim paraqitje' në policinë gjyqësore.
Nga hetimet e kryera nga kjo prokuroria e Fierit, në kuadër të procedimit penal nr.1418, datë 16.09.2024, për veprat penale të dyshuara “Shkelja e rregullave te mbrojtjes në punë”, “Shpërdorimi i tokës”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 289 pg.1 199, 199/a pg.4 dhe 248-25 i K.Penal, rezultoi se Çepele dhe Musta kanë qenë në dijeni të kryerjes së ndërtimeve të paligjshme.
Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për një ndërtim pa leje në Suk 1, ku vdiq një punëtor më 14 shtator 2024.
‘Procedimi penal i mësipërm lidhet me ngjarjen e datës 14.09.2024, ku në fshatin Suk-1, Njësia Administrative Strum, Bashkia Roskovec, ka humbur jetën shtetasi S.B., gjatë kohës që ai kryente punime për llogari të shtetasit E.D. Ndaj shtetasit E.D, u caktua më parë masa e sigurimit “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave te mbrojtjes në punë”, “Shpërdorimi i tokës”. Krahas këtyre veprave, në dinamikë të hetimit u provua se shtetasi E.D, ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kompetente. Për këtë fakt të evidentuar është regjistruar ndaj tij si person nën hetim dhe vepra penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a pg.4’, njoftoi prokuroria sot.
Prokuroria gjithashtu, ka arritur të evidentojë faktin se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Roskovec, ka qënë në dijeni dhe ka lejuar kryerjen e punimeve pa leje, në një sipërfaqe rreth 320 m2, mbi tokë bujqësore, për qëllime ekonomike dhe pa lejen e organeve kompetente, në këtë rast Bashkia Roskovec.
Njoftimi i prokurorisë së fierit
S.B/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
31%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 1324
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Lushnje/ Humb jetën fëmija 6-vjeç, pësoi arrest kardiak sapo hyri në ambulancë të transportohej për në Tiranë
26 Janar, 11:57
-
Aksident në aksin Lushnjë-Fier/ Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga, 2 të plagosur! Shkak dyshohet shpejtësia
26 Janar, 11:27
-
Fier/ Shiste kokainë në doza në Divjakë, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari
25 Janar, 14:23
-
Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni
24 Janar, 16:15
-
Bashkia e Fierit hap kanalin, dëmton rrjetin e Ujësjellësit! Banorët e Martines në protestë: Ujë vjen i ndotur në çezma
24 Janar, 15:55
-
Shkoi të peshkonte një javë më parë në lumin Vjosë dhe u zhduk, gjendet i vdekur 63 vjeçari në Fier (EMRI)
23 Janar, 13:37
-
Fier/ Kishte hapur llogari prej 5 mln lekë në një faqe online, i përdorte për vënie bastesh sportive, arrestohet 26-vjeçari
23 Janar, 09:27
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë (VIDEO)
22 Janar, 18:00
-
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës ngrihen në protestë: Rrugën e dëmtoi Ujësjellësi! Bashkia e Fierit: Do ta asfaltojmë
22 Janar, 15:38
-
Itali/ 18 vite burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin! Shqiptari u godit me shtizë peshkimi se mbrojti shokun e tij
22 Janar, 09:52
-
Fier/ Aksident në rrugën Levan-Vlorë, 3 makina karambolohen mes tyre! Shkak dyshohen reshjet e dendura të breshërit (VIDEO)
21 Janar, 20:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09