Kryeinspektori pranë pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Klos, 32-vjeçari Miklel Velsula dhe dy ish-Inspektor, pranë IVMT, Fatmir Selaj, 39-vjeç ish-kryeinspektor dhe Kadri Dema, 28-vjeç, ish/inspektor janë proceduar penalisht.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohet  se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, kanë  lejuar që të kryhen ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Klos.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.