Lek Gjeloshi sjell imazhe të rralla të viteve ’90 me rituale liturgjike në Veri 

Në 14 fotografitë “N’jerm” të Lek M.Gjeloshit që janë ekspozuar tek galeria “Zeta”, ngjyra blu na kuriozon të afrohemi pranë tyre. E teksa shkojmë pranë fotografive, ajo që vërejmë janë qeniet njerëzore, të përfshira në rituale liturgjike fetare në një zonë diku në Veri. Artistit Lek M.Gjeloshi pasi i ranë në duar këto fotografi të realizuara pas viteve ’90-të, vendosi që të sjellë për publikun në një formë të mistershme “N’jerm”.  

N’jerm”, sepse gjendja në të cilën unë i gjeta imazhet edhe mënyra se si nëpërmjet procesit ato nisën që të transformohen, të riktheheshin si imazhe jo më analoge, por digjitale. Nisën që të krijojnë në sipërfaqen e tyre një lloj kllapie, një lloj përçartje, ku informacioni humb në mënyrë konstante për t’i dhënë hapësirë edhe dimension shumë më të rëndësishëm atmosferës edhe gjendjes së përgjithshme. Gjendja e përgjithshme krijon momentin e përhumbjes, gati fantazmagorik të subjekteve, duke i bërë më eterik, sepse personazhet, skenat mbesin gjithsesi momente celebrime religjiozes dhe liturgjike.

Lek Gjeloshi, Artist 

Dimensioni tjetër që është më i përçartur, i shkëputur nga realiteti janë gjestet që trupat e personazheve në fotografi amplifikojnë momentin që celebrojnë hyjnë apo edhe momente të tjera liturgjike të fesë katolike.

Është shumë e rëndësishme të them, se pikërisht duke iu referuar 1967-ës në momentin që pata me këto foto marrëdhënien time të parë, është koha kur unë bashkë me drejtorin të muzeut “Marubi” po nisnim përgatitjet e ekspozitës së Angjelin Nenshatit, që nis pikërisht me një imazh ikonik, një vajzë që po bën gjimnastikë në ish kishën e Shën Kollit. Në momentin që tashmë kultet edhe feja janë totalisht të ndaluara. Në atë moment evidentoj këto imazhe, arkiva e të cilave mbetet e panjohur edhe paautorësi.

Mund të jenë edhe foto që vet komuniteti i këtij fshati të magjepsur mund të kenë dokumentuar herë pas here. Është një moment që vjen pas viteve ‘90, ku feja edhe celebrimi i saj është tashmë i mundur. Një celebrim, që padiskutim sjell me vete një urgjencë të një devotshmërie deri në atë moment të ndaluar.

Lek Gjeloshi, Artist 

Vet Gjeloshi është rritur në një familje katolike, prandaj për të këto rituale nuk janë të huaja.

Intervista e plotë me artistin Lek Gjeloshi

Ajo që më josh është momenti që ato takohen me një imazh, dhe mënyra se si nga ky imazh krijojnë mundësinë e një përhumbje, që masandej i afrohen një dimensioni më estetik edhe filozofik. Nëpërmjet këtyre imazheve ka mundësi për të shkuar përtej.

Lek Gjeloshi, Artist 

Subjektet që nuk mund të anashkalohet janë fëmijët e pranishëm në këto rite fetare 

Prania e fëmijëve është një tjetër nga këto momente ku s’fazohet marrëdhënia konvencionale me subjektin edhe  me subjektin si të paraqitur. Këta fëmijë edhe në sajë të këtij transformimi, edhe këto subjekte engjëllore kanë pësuar një farë tjetërsimi, duke arritur trajta pak më të errëta, më të mistershme që i afrohen interesave të mia personale. Pak a shumë filmave horror edhe pjesë komplet më të mallkuar të paraqitjes së figurës fëminore, si një figurë gjithsesi diabolike.

Lek Gjeloshi, Artist 

Lek Gjeloshi ka kryer studimet e larta në Firence, ndërsa aktualisht punon në Muzeun “Marubi” në Shkodër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë