Leka, princi që plotëson të gjitha dëshirat e Elias

Leka, princi që plotëson të gjitha dëshirat e Elias
Pas një pauze të gjatë, familja mbretërore shqiptare i ka dhënë fund zisë që mbajti në nder të mbretit Leka, duke zgjedhur kështu të vijojë frekuentimin e rregullt të veprimtarive kulturore. Princi Leka është parë nën shoqërinë e të fejuarës së Elia Zaharia, teksa ishin duke dalë nga Teatri i Metropolit, ku sapo ndoqën shfaqjen “Shtëpia e Bernarda Albës”. Faktit që Elia është e lidhur fort me teatrin, bën që edhe princi Leka të plotësojë të gjitha dëshirat e të fejuarës së tij, duke e shoqëruar në të gjitha shfaqjet dhe evenimentet që tërheqin realisht vëmendjen e aktores së talentuar. Ajo që bie në sy në këtë foto janë lulet: Edhe pse ajo nuk luan në këtë pjesë teatrale, Elias i janë dhuruar një buqetë nga organizatorët, por këtë herë në rolin e princeshës së ardhshme...!

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

E mbajtën të fshehtë prej vitesh dhe ishin hermetikë për lidhjen e tyre, Flor Mumajesi pozon pranë partneres      

E mbajtën të fshehtë prej vitesh dhe ishin hermetikë për lidhjen e tyre, Flor Mumajesi pozon pranë partneres