TIRANE - Trageti “Norman Atlantic” nuk është më i përfshirë nga flakët, pasi ata janë shuar totalisht. Kështu ka deklaruar Komandat i forcave operacionale shqiptare, Kolonel Ahmet Leka në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report.
Kolonel Leka ka theksuar se në bazë të të dhënave që ka nga operacioni i shpëtimit, mësohet se flakët janë neutralizuar ndërsa vijon puna për shpëtimin e personave në bord. Lidhur me këta të fundit ai shprehet se ata ndodhen në një zonë të sigurtë dhe pritet edhe shpëtimi i tyre.
“Me informacionet qe kemi marrë në bashkëpunim me qendrën kombëtare e kërkim shpëtimit në Romë janë këto: Aktualisht zjarri është fikur tërësisht, janë evakuuar pjesa dërmuese e pasagjereve dhe pjesa tjetër janë vendosur në një vend të sigurt në anien që ishte përfshirë në flakë.” është shprehur Ahmeta Leka për A1 Report.
Komandati i forcave operacionale shqiptare ka nënvizuar se trupat shqiptare vijojnë të mbeten të angazhuara dhe pjesë e operacionit të shpëtimit. Sipas kolonel Lekës, anija gjendjet 10 milje në derdhje të lumit të Semanit, ndërsa nuk dihet ende drejtimi që ajo do të marrë.
“Ndërkohë mund të themi që në kuadër të aksionit forcat e armatosura shqiptare marrin pjese atje dhe ne kuadrin e ndërrimit të forcave, ne asistojmë atje nëpërmjet anijes
"Lissus" ku aktualisht është në zonën e operacionit. Për momentin mund të themi se për shkak të lëvizjes në gjendje të lirë të anijes, ajo është vendosur rreth 10 milje në lindje të derdhjes të Semanit . Nuk kemi konfirmim për lëvizjen e anijes dhe drejtimin e saj.” theksoi ai
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO