Leka Zogu dhe Elia Zaharia të ndarë! Princi do të paguajë 1 mijë euro në muaj si detyrim ushqimor për Geraldinën! Si ndahen shpenzimet për arsimin e pushimet

Leka Zogu dhe Elia Zaharia të ndarë! Princi do të paguajë 1 mijë euro në muaj si detyrim ushqimor për Geraldinën! Si ndahen shpenzimet për arsimin e pushimet

1715168012_4.jpg

Foto: Leka Zogu dhe vajza e tij, foto e postuar ne profilin e facebook.

Shqiptarja.com disponon marrëveshjen për zgjidhjen e martesës firmosur mes Leka Zogut dhe Elia Zaharisë në janar të këtij viti.

Në marrëveshje të dy prindërit kanë shprehur dëshirën e fortë për të qenë fizikisht të pranishëm dhe për të kontribuar në jetën e fëmijës jo vetëm me mjete materiale por edhe nëpërmjet prezencës së tyre fizike dhe dedikimit të kohës së nevojshme. Prandaj palët kanë rënë dakord që të ushtrojnë bashkarisht e në mënyrë të pakufizuar përgjegjësinë prindërore, duke u kujdesur e mbajtur raporte vetjake me të, duke i siguruar asaj mirërritjen, edukimin arsimimin, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurive të saj.

Pavarsisht dëshirës dhe gadishmërisë së Leka Zogut për të marrë fëmijën për rritje dhe edukim meqë Geraldina është e vogël, 3 vjeçe ka shprehur dakordësinë që fëmija ti lihet për rritje dhe edukim Elias.

“Në këtë aspekt, nëse rrethanat do të ndryshojnë, në shërbim të interesit më të lartë të fëmijës, babai të kërkoj marrjen në rritje dhe edukim” thuhet më tej në marëveshje.

Ku do të jetojë Geraldina?
Nisur nga kjo me pëlqimin reciprok është vendosur që fëmija Geraldina Zogu, t'i lihet për rritje dhe edukim nënës së saj Elia Zogu në banesën "Apartament … me sipërfaqe totale 257.93 m/2", të ndërtesës të ndodhur pas ish-Hotel Dajtit që i është vënë në dispozicion fëmijës nga Babai.

Duke qenë se deri në momentin e lidhjes së kësaj marrëveshje pallati është në ndërtim dhe apartamenti nuk është ende i përshtatshëm për banim, dhe nëse kjo gjendje do vazhdojë edhe pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje babai është dakord që deri kur apartamenti të jetë i banueshëm, nëna dhe fëmija mund të vazhdojnë të qëndrojnë në banesën aktuale (sqarim redaksional: Pallatin Mbretëror’ përcaktohet në marrëveshje. Të dy prindërit angazhohen që të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe respekti reciprok në interesin më të lartë të fëmijës.

 Prindërit dakordësohen që mes tyre do të zbatohet parimi i komunikimit të lirë dhe të vazhdueshëm në raport me edukimin e fëmijës.

Detyrimet financiare 
Sipas marrëveshjes Leka Zogu do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës Geraldinës. Kjo shumë  përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të Nënës.

Në çdo rast, palët dakordësohen që Babai do të ketë njohuri dhe informacion të plotë për mënyrën sesi përdoren pagesat. Detyrimi për këtë pagese fillon nga marrja formë të prerë të vendimit për zgjidhjen e martesës

Shpenzimet për arsimim dhe edukim të fëmijës do të përballohen në masën 50 (pesëdhjet) % (përqind) nga secili prind, përveç rasteve kur institucioni arsimor do caktohet nga babai i cili në këtë rast do mbuloje te gjitha shpenzimet për arsim dhe edukim.

Kjo vlerë e detyrimit ushqimor do të vazhdojë në të njëjtën masë derisa nevojat e fëmijës të mos kenë ndryshuar.

Kur do e takojë Leka Zogu
Leka Zogu dhe Elia kanë rënë dakord që të kalojë kohë të barabartë me Geraldinën. Vajza do të kalojë çdo javë një kohe të pandërprere, (te qendroje ne rezidencen e babait) jo më pak se 48 orë, (dy ditë të plota), ditën e premte dhe të shtunë duke përfshirë shoqërimin nga babai dhe veprimtari të tjera sociale, kulturore dhe arsimore ku mund të angazhohet fëmija gjatë periudhës së qëndrimit tek babai. Ditët e qëndrimit mund të ndryshohen ose të zgjaten me kërkesë të babait, duke marrë në konsideratë edhe pjesmarrjen në veprimtari social kulturore të lidhura me statusin shoqëror të familjes së babait.

 Fëmija do të qëndrojë më Elian pesë ditë të plota duke përfshirë shoqërimin në kopësht ose shkollë, si dhe veprimtari të tjera social kulturore ku mund të angazhohet fëmija.

Me qëllim kalimin e kohës me fëmijën, për të pasur mundësi që të bëjë present figurën e tij atërore, në problematikat e ditës së femijës, gjatë kohës së qëndrimit të femijës me nënën, babai ka të drejtën që të takojë femijen. Koha e qëndrimit do të rakordohet me marrëveshje ndërmjet prindërve por jo më pak se 6 (gjashtë) orë në javë.

Në pushimet verore që përfshin muajt qershor-korrik-gusht, koha me prindërit do të ndahet në mënyrë të barabartë dhe fëmija do të qëndrojë me secilin prej prindërve deri në 20 (njëzet) ditë, të cilat do alternohen me marrëveshje mes prindërve.

Në pushimet dimërore fëmija do të qëndrojë pranë babait nga data e përfundimit të he ciklit shkollor deri në datën 30 dhjetor në vitet tek dhe nga data 30 dhjetor deri datën 05 janar në vitet çift.

Ditën e ditëlindjes së fëmijës, prindërit do të jenë sëbashku me fëmijën dhe festimet nëse do ketë të tilla do zhvillohen me pjesëmarrjen e të dy prindërve, në rast se prindërit nuk bien dakord për t'i kaluar në ndonjë mënyrë tjetër.

Në rast se fëmija ka pushime të tjera apo kohë tjetër të lirë prindërit dakordësohen që kjo kohë do të ndahet në mënyrë të barabartë.

Megjithatë në varësi te dakordesisë së prindërve, secili prej prindërve mund të mbajë fëmijën edhe pa u kushtëzuar nga kufizimet e mësipërme. Çdo ndryshim për mbajtjen e fëmijës me dakordësinë ndërmjet prindërve, duhet të garantojë që mos trondisin, zbehin apo në çdo mënyrë përkeqësojnë marrëdhënien e fëmijës me njërin prej prindërve.


Lajmi kryesor:

Leka Zogu e Elia Zaharia zyrtarisht të divorcuar! Marrëveshja për zgjidhjen martesës: Ja kur aktorja lë Pallatin Mbretëror! Kushti për të jetuar në apartamentin prapa ish hotel Dajtit


S.G/S.Ç/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës