Leksioni i fortë i Gertës
Qëllon që në ritmin e ditëve, edhe në redaksi, të mos kemi në fokus të plotë të gjitha lajmet më të rëndësishme. Por, mekanizmat e teknologjisë na zgjojnë e na thonë: Ky është lajmi më i pëlqyer, më i lexuar dhe më i shpërndarë te Shqiptarja.com.
Qëllon që në ritmin e ditëve, edhe në redaksi, të mos kemi në fokus të plotë të gjitha lajmet më të rëndësishme. Por, mekanizmat e teknologjisë na zgjojnë e na thonë: Ky është lajmi më i pëlqyer, më i lexuar dhe më i shpërndarë te Shqiptarja.com.
Pasditen e së shtunës, fjalimi i bërë në Kuvendin e Shqipërisë nga fermerja e diplomuar në La Sapienza, Gerta Loku Tushaj, kishte lënë "pa fjalë" shumë vetë. Duke e dëgjuar dhe ridëgjuar ndjeva se si nuk kishte si të mos kalonin nga zemra në zemër ato fjalë. Ishin fjalë të vërteta, të ndjera, të thëna nga Periferia për Qendrën, që prej kohësh ka humbur ndjeshmërinë ndaj realiteteve më të largëta.
Ndërsa Gerta, e laureuar dhe specializuar në Itali, fliste për realitetin e bukur të fermës së saj me keca e dhi, e përlotej me sinqeritet për gjendjen e fshatit e të fshatarëve të zonës së Mirditës, fjalët e saj hynin thellë e më thellë mes të pranishmëve e kujtdo që në video apo në media e ka dëgjuar e lexuar. E dëgjoja e ridëgjoja, duke reflektuar se fjalët e saj të vërteta e gjenuine ndriçonin plastikën që përditë e më shumë po ngrin zemrat e Qendrës. Nëse vërtetë fjalët e Gertës tek ne kanë zënë rrënjë, ndoshta jemi ende të kohë të zbulojmë vetveten, të kuptojmë se ku po shkojmë, e të shpëtojmë.
Nuk është hera e parë që shqiptarët si lexues e dëgjues preferojnë fjalime të tilla. Disa herë na ka surprizuar etja e madhe për t'ja vënë veshin njerëzve të punës, më shumë se atyre të fjalës; shembujt e mirë, të treguar me vërtetësi e thjeshtësi arrijnë më kollaj te njerëzit e shpërndahen në rrjete sociale e në media me shpejtësinë e erës.
Ky është leksioni i thjeshtë dhe i fortë i Gertës. Vajza punëtore, e ditur e Periferisë, që këtë fundjavë zgjoi Qenrdën.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
88%
-
Jo
6.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1893
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Motra e Egli Progës reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit Hoxha: Përdhos kujtimin e vëllait tim dhe fsheh të vërtetën
18 Janar, 22:48
-
VIDEO/ Napoli me hap kampioni, përmbys 2-3 Atalantën në Bergamo
18 Janar, 22:44
-
Gjykata e Koresë së Jugut zgjat paraburgimin e ish - presidentit Yoon Suk Yeol mes shqetësimeve për shkatërrim provash
18 Janar, 22:41
-
Humbja me Juventusin, Conceiçao: Duhet ta kesh frigoriferin bosh që të kesh uri
18 Janar, 22:06
-
Pediatrja e njohur Mirela Petre Sula: Mos nënvlerësoni viruset tek fëmijët në periudhën vjeshtë-dimër
18 Janar, 21:50
-
Fotografja e bebave Armejsa Kullolli: Emocionet e fotos së parë janë magjike! Mamia: Është shumë e rëndësishme që të flitet me specialistët gjatë shtatëzanisë
18 Janar, 21:43
-
Ylli Pata: 'Operacioni Beleri 2'/ Hisenë e kujt kërkon Vangjel Dule në Vlorë?
18 Janar, 21:17
-
VIDEO/ Arsenali s'e mban dot avantazhin e dyfishtë, Aston Villa e barazon 2-2
18 Janar, 21:09
-
Netanyahu: Armëpushimi në Gaza, i përkohshëm, ne rezervojmë të drejtën për të rifilluar luftimet
18 Janar, 21:05
-
Pas 40 vjetësh, inaugurimi presidencial në SHBA bëhet brenda Kapitolit
18 Janar, 20:52
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it
18 Janar, 20:20