Gjatë gjithë javës është vërejtur një përmirësim në bursën ndërkombëtare dhe atë shqiptare të monedhës së përbashkët europiane, dollarit dhe paundit britanik.
Por sot, leku ka filluar që të forcohet kundrejt të gjitha monedhave, duke bërë që dollari dhe euro të nisin rënien.
Sipas specialistëve, këtu ka ndikim edhe kahu zbutës i politikave monetare që morri Banka e Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit për monedhën kombëtare, ku ekspertët ekonomikë e mendojnë këtë si shkakun kryesor për forcimin e saj. Në tregun e këmbimit valutor shqiptar një dollar amerikan blihet me 123.35 lekë ose 0.25 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërsa euro këmbehet 139.72 lekë ose 0.02 lekë më lirë se këmbehej të enjten.