Euroja dhe dollari u zhvlerësuan në kursin e këmbimit me lekun këtë të premte.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në tregun valutor një euro u këmbye sot me 100.86 lekë, ose 0.28 lekë më pak se të enjten.
Një dollar u këmbye sot me 93.01 lekë, duke shënuar një zhvlerësim prej 0.53 lekësh në raport me të enjten.
Ndërkohë, leku u forcua edhe në raport me paundin britanik dhe frangën zvicerane.
Të premten një paund u këmbye me 118.27 lekë ose 0.61 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 102.61 lekë ose 0.48 lekë më pak.