Lëkundet sërish, Emilia Romagna
zgjohet mes frikës

Lëkundet sërish, Emilia Romagna<br />zgjohet mes frikës
BOLONJA- Italia e Veriut vazhdon të lëkundet nga tërmetet. Janë orë delikate për banorët e Emilia Romagna-s e cila vazhdon të ndenjë tokën që i dridhet nën tokë.

Lëkundjet më të forta, me magnitudë deri në 3.6 e 3.7 të shkallës rihter, janë ndjerë rreth orës 03:00- 04:00 të së hënës në mëngjes në zonën mes Mirandola, San Felice e Finale Emilia. Janë të njëjtat qytete të cilat 24 orë më parë u goditën nga tërmeti që shkaktoi 7 të vdekur, 50 të plagosur dhe 3 mijë të pastrehë. Gjatë gjithë ditës së djeshme, e dielë, lëkundjet u përsëritën dhe mediat italiane flasin për regjistrimin e gati 100 lëkundjeve të tilla.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesa sidomos antike, ndërkohë që banorët preferuan të kalonin natën jashtë banesave.

Bilanci dramatik detyron kryeministrin Mario Monti të kthehet më përpara nga SHBA. Viktimat janë janë Ferrarese dhe një nga provinca e Bolonjës. Për momentin ende nuk ka një vlerë të dëmeve të shkaktuara, ndërkohë që Këshilli i Ministrave do të mblidhet të martën për të deklaruar gjendjen e emergjencës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet