Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës rihter është regjistruar pasditen e sotme me epiqendër 6 km nga Elbasani dhe 38 nga Tirana. Lëkundjet janë ndjerë më shumë në Elbasan, ndërsa kanë shkaktuar panik dhe frikë të qytetarët, por nuk raportohet për dëme materiale.
Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme u lëkund Gjiri i Lalzit, por magnituda ka qenë e vogël. Në kohët e fundit Shqipëria është goditur nga disa tërmete me epiqendër në Burrel, Gjirin e Lalzit, Vlorë, Elbasan, ndërsa janë dëmtuar disa banesa.
Tërmeti më i fortë ishte ai i 12 gushtit me epiqendër në Mat me magnitudë mbi 5 ballë, ndërsa u dëmtuan shumë banesa.
Komento