Lëkundjet e tërmetit, sizmologu për Report Tv: Ja si duhet të veproni

Këtë mesnatë lëkundje tërmeti me magnitudë 4.3 të shkallës rihter u ndjenë në vendin tonë. Epiqendra ishte në fshatin Shalës të Elbasanit, por lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera.

Sizmologu Rrapo Ormëni në një lidhje live për Report Tv shpjegoi se ky tërmet është i vogël dhe se nuk ka vend për panik. Ai thotë se Zona Belsh-Elbasan, Elbasan-Dibër, është një zonë aktive që gjeneron herë pas here tërmete.

“Në minutat e para të ditës së sotme, ora 00:17, Shqipëria qendrore u godit nga një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës rihter, dhe epiqendër me intensitet 5-6 ballë. Epiqendra 3 km në verilindje të qytetit të Belshit dhe 17 në jugperëndim të qytetit të Elbasanit. Po kështu rreth 35 km në jug të Tiranës. Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjerë, Kuçovë, Gramsh, Tiranë. Ky tërmet i një magnitudë që e konsiderojmë tërmete të vegjël tek shkalla 4.5 është shoqëruar edhe me një pasgoditje me magnitudë 3.

Është tërmet që krijon panik, frikë. Janë tërmete që efektet e tyre në sipërfaqe dhe objekte janë të papërfillshme ose nuk kanë efekte, por krijojnë ndjesinë e frikës. Zona Belsh-Elbasan, Elbasan-Dibër, është një zonë aktive që gjeneron herë pas here tërmete. Zona e Belshit ka pasur goditje të tilla, tërmetin e 19 maji 2014 që ishte me magnitudë 5.2 të shkallës rihter, pati edhe disa dëmtime në atë kohë”, tha ai.

Por, çfarë duhet të bëjnë qytetarët në raste paniku?

Gjëja më kryesore, ka një sërë masash, por e para ruajtja e qetësisë. Nuk duhet bërë asnjë lëvizje, të qetë duhet të presin derisa të mbarojë goditja, pastaj mund të bëjnë lëvizje. Kur bie tërmeti, kur lëkundja ndihet në shtëpi, qëndrojmë të qetë, nuk bëjmë asnjë lëvizje. Me të mbaruar lëkundja dalim jashtë dhe qëndrojmë në një ambient të hapur jashtë perimetrit të godinës.


Lajmi kryesor:

Tërmet 4.3 i shkallës Rihter në Elbasan! Lëkundjet ndjehen në Tiranë e qytete të tjera! Sizmologu: S’ka vend për panik, ja si duhet të veproni


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë