Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka thirrur mbledhje online me drejtuesit e bashkisë dhe këshilltarët bashkiak, por që këta të fundit kanë vendosur të mos marrin pjesë pasi ata kërkojnë takime fizike në ambientet e brendshme të teatrit "Petro Marko". Kjo gjë nuk u pranua nga Leli, i cili sqaroi se është në kundërshtim me rregullat e vendosura gjatë pandemisë dhe nuk ka lejuar mbajtjen e mbledhjes aty. Leli gjatë mbledhjes online me drejtuesit e bashkisë ka sqaruar se çdo këshilltari të bashkisë i është dërguar në zyrë një raport specifik mbi të gjitha problematikat dhe pyetjet që ata kanë ngritur për punën e bashkisë Vlorë, ndërsa i fton këshilltarët që nëse kanë paqartësi është në dispozicion për pyetjet e tyre.
"Për opinionin publik u vë në dijeni me situatë paksa të pëlqyeshme në lidhje me mirëfunksionimin e punës në Bashkinë Vlorë edhe problematikat e ngritura nga këshilltarët bashkiak. Kam komunikuar me këshillin bashkiak ku i kam referuar në mënyrë të përsëritur arsyet pse nuk mund të zhvillohet takimi tek teatri "Petro Marko". Kërkesat dhe insistimet e vazhdueshme për mbledhje në ambientet e mbyllura janë në kundërshtim me rregullat për pandeminë. Në respektim të rregullave mbledhja duhet të zhvillohet online. Më vjen keq edhe në këtë rast të mbledhjes online që këshilltarët bashkiak nuk janë paraqitur, ne kemi përgatitur informacionin e nevojshëm dhe oa kemi çuar në zyrë çdo këshillitari bashkiak për pyetjet e tyre të ngritura", tha Leli.
Leli tha se mediatizimi i panevojshëm i disa çështjeve krijon paqartësi që nuk i shërben asgjëje.
"Mediatizimi i panevojshme krijon një paqartësi që nuk i shërben asgjëje, megjithatë i garantojmë të gjithë këshilltarët se pasi të lexojnë raportin të na drejtohen për çdo paqartësi që kanë në lidhje me punën në territorin e bashkisë Vlorë", tha Leli.
Lajmi kryesor:
Mbledhja fut në sherr Këshillin Bashkiak të Vlorës me kryebashkiakun Leli! Bashkia nuk lejon aktivitetin në teatrin 'Petro Marko', më parë kishte lejuar takimin e Lulzim Bashës
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ E moshuara rrezikoi mbytjen në det, e shpëton çifti i turistëve ukrainas! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë (VIDEO)
28 Janar, 12:12
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit për 2 ditë
27 Janar, 18:20
-
Vlora strehoi qindra hebrenj, Spahiu: Një pjesë e historisë së qytetit lidhet me këtë komunitet! Së shpejti do ndërtohet muzeu
27 Janar, 15:57
-
Vlorë/ Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në lokale, 2 të arrestuar! Sekuestrohen 100 doza dhe shuma lekësh (VIDEO)
27 Janar, 12:39
-
Favorizoi vjehrrin, ILD i kërkon KLP-së 2 masa disiplinore për Kledian Llahon: Largim nga detyra si kreu i Prokurorisë së Sarandës dhe ulje page!
27 Janar, 11:48
-
Vlorë/ Atentati në Orikum, shpallen në kërkim 2 kushërinjtë e dyshuar për plagosjen e Sildi Velajt! Njëri qëlloi dhe tjetri ndihmoi (EMRAT)
27 Janar, 10:12
-
Vlorë/ Plagosje me armë zjarri pas një konflikti të çastit në Orikum! I riu në gjendje të rëndë te Trauma, autori në kërkim (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 19:28
-
Tufat e deleve po pakësohen në lumin e Vlorës! Jeta e vështirë e blegtorëve: S’kemi mbështetje, më shtrenjtë uji se qumështi
26 Janar, 16:31
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71 vjeçari në Sarandë
26 Janar, 15:00
-
Shisnin kokainë dhe kanabis në qytetin e Vlorës, 2 të arrestuar
26 Janar, 12:50