Lëmshi tek Gjendja Civile, KLSH: Mbi 8 mijë persona mbi 150 vjeç, mijëra gabime në sistem

Lëmshi tek Gjendja Civile, KLSH: Mbi 8 mijë persona mbi 150 vjeç, mijëra gabime në sistem

Godina e KLSH

Shqipëria duket një vend rekord për moshën e 150 vjeçarëve, të paktën nëse i referohemi të dhënave që gjeneron sistemi i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Por Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka dalë në përfundimin se ky sistem në vetvete mbart mijëra gabime të lidhura me shtetasit e regjistruar në Regjistrin Kombëtar.

Kështu sipas KLSH ekzistojnë 30,249 fusha të paplotësuara për “adresën”, 8 fusha të paplotësuara për “ID familjare”, 28,858 fusha të paplotësuara për “lidhja me kryefamiljarin”. Po kështu janë 588 raste ku të dhënat rezultojnë të përsëritura por nuk mbetet me kaq.

 “U konstatuan rekorde jashtë logjikës; 5,555 raste kombësia e të cilave është shënuar XXX, XXA apo XXZ; Fusha “radha në familje” në 2,787 raste ka vlerë “0”, dhe në mjaft raste ka numra që nuk përputhen minimalisht me numrin e anëtarëve në familje; u konstatuan 6 emra 8 me përbërje ‘Xxx’, nga të cilët 1 prej tyre ka edhe mbiemrin ‘Xxx’, dhe 1 rast ka edhe emrin e të atit ‘Xxx’” thuhet në raportin e auditimit.

Por regjistri nuk është se vuan vetëm nga pasaktësitë por edhe nga pjesa e përditësimit të tij. Sipas KLSH numri i personave me moshë mbi 100 vjeç rezultoi 8,674, nga të cilët 485 janë të bllokuar dhe nuk marrin shërbim, ndërsa 8,189 persona rezultojnë nga sistemi si marrës të shërbimit (mosha e personave të filtruar arrin deri në afërsisht 150 vjeç).

“Referuar të dhënave nga ISSH, janë në kushtet e përfitimit të pensionit rreth 603 persona. Bazuar në komunikimet verbale me përfaqësues të DPGJC, personat mbi 100 vjeç u hiqet e drejta për të votuar deri në momentin që vetëdeklarohen. Ky veprim është konsideruar diskriminues edhe nga raporte periodike të OSBE-ODIHR, për arsye se çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë ka të drejtën e votës” vlerëson KLSH.

Nga ana tjetër të dhënat e sistemit në shumë raste kanë mangësi dhe numër të konsiderueshëm fushash të paplotësuara të cilat sipas këtij institucioni nuk japin siguri.

I njëjti dokument nënvizon se ka një problematikë të përgjithshme që haset me mënyrën sesi janë hedhur të dhënat që nga dixhitalizimi në 2010-ën dhe në rastet kur janë kërkuar korrigjime nuk ka një procedurë standarde që tregon masat që janë marrë.

Për të gjitha këto konstatime KLSH ka bërë rekomandimet e nevojshme të cilat përfshijnë mes të tjerash edhe verifikime për personat mbi 100 vjeç që rezultojnë sot në regjistër./ Marre nga Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhixhi: 09/10/2018 11:53

    Na duhen x votime si ti heqim nga lista jan 8mij vota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes