TIRANE-Në një deklaratë për mediat, Lulzim Basha reagoi lidhur me ngjarjen e ndodhur pas mitingut të PD-së, ku rreth 80 mbështetës mbërritën në spital pas shfaqjes së disa simptomave. 
 
Basha tha që ngjarja nuk erdhi nga tullumbacja ndërsa i bëri thirrje autoriteteve të gjejnë autorët.  
 
Kam folur me shumë prej të prekurve, fatmirësisht efektet janë anësore dhe jo serioze. Janë të përkohshme. Po bëjmë analizën tonë, kjo nuk ishte tullumbace, por unë mund t'ju them që është detyra e autoriteteve shtetërore se kush janë përgjegjësit, kjo është provë e gjunjëzimit, ne po bëjmë provën tonë. Ne do hapim fushatën sot në qytetin e Fierit dhe askush s’do na ndalojë”, tha Basha.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com