Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se po hetohen personat e përfshirë në plagosjen në sy të 28-vjeçarit Erion Vishkulli, gjatë protestës së dhunshme të së shtunës.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, Balla tha se qeveria i ka qëndruar pranë të lënduarit dhe ka bërë të mundur dërgimin e të riut për trajtim më të specializuar në Itali. Ai shtoi se tashmë është fakt se dhuna në protestat në Shqipëri mbështetet edhe nga forcat e huaja.

“Po hetohet i gjithë zinxhiri komandues për personat e përfshirë. Urojmë që operacioni të jetë i suksesshëm, Është rast tipik për përkundjen e kësaj qeverie. Dhuna në Shqipëri sposorizohet nga forcat e huaja kjo nuk ka asnjë dyshim”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

Paketa kundër dhunës në protesta/ PS mbledh Grupin Parlamentar, Balla: Ndryshimet në ligjin për tubimet do hyjnë në fuqi menjëherë me akt normativ, s'ka dialog me seksionin e dhunës të PD (VIDEO)