Lëngu i dëllinjës, përdorimet magjike në mjekësinë popullore

Lëngu i dëllinjës, përdorimet magjike në mjekësinë popullore

Kokrrat e dëllinjës

Dëllinja është një nga pemët me shtat mesatar më të rritura në Evropë dhe veçanërisht në Shqipëri. Varieteti më i përhapur i pemës së dëllinjës është Juniperus communis.

Kokrrat e dëllinjës janë ndër më të përdorurat në mjekësinë popullore, kryesisht për të trajtuar problemet me stomakun, urthin, fryrjet, mungesën e oreksit, infeksionet e aparatit tretës, veshkave dhe gurët në tëmth. Ajo përdoret kundër diabetit dhe radikaleve të lira.

Studimet e kohëve moderne për dëllinjën tregojnë se kjo bimë rrit aftësitë filtruese të veshkave dhe pastron traktin urinar.

Dëllinja është përdorur në mjekësinë popullore edhe kundër bronshitit, kollës dhe infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes. Zieni 10-15 kokrra të dëllinjës dhe merrni frymë mbi avullin e lëshuar prej tyre për të zgjidhur këto probleme.

Autoritetet gjermane e kanë renditur dëllinjën në listën e produkteve bimore më të përdorura për problemet me stomakun dhe problemet me tretjen. Dëllinja përdoret edhe në trajtimet e plagëve, dhimbjeve muskulare dhe tërheqjeve muskulare si edhe kundër akneve dhe llojeve të tjera të problemeve me lëkurën. Në të shkuarën, ajo është përdorur për stimulimin e muskujve të uterusit.

Përbërësit e dëllinjës luftojnë virozat dhe parandalojnë rritjen e viruseve të rrezikshme siç janë herpesi dhe gripi. Përbërësit e dëllinjës, siç është podofillotoksina, parandalojnë edhe rritjen e qelizave të dëmshme.

Përdorimet mjekësore:
Me kokrrat e dëllinjës ju mund të përgatisni çaj të shijshëm dhe mirëbërës.

Vajrat esencialë të dëllinjës janë të rekomanduar nëse vuani nga mushkëritë, sepse kjo bimë shumëfishon furnizimin me gjak të mushkërive dhe më pas shkatërron bakteret dhe viruset që kanë zënë vend në këtë organ të rëndësishëm. Me pak fjalë, dëllinja lufton kollën, por edhe ndihmon veshkat dhe tëmthin të nxjerrin jashtë bakteret dhe viruset.

Si të përgatisni lëngun e dëllinjës:
Kokrrat e dëllinjës, të plota, të shtypura apo të grira përdoren në çaj, ekstrakte alkolike dhe verë.

Nëse dëshironi të përgatisni çaj, zieni një filxhan me ujë dhe merrni një lugë çaji me kokrra dëllinje të thërmuara dhe lërini së bashku për 5 minuta përpara se ta pini. Këtë lëng mund ta pini tre herë në ditë për një muaj.

Dëllinja është e rekomandueshme edhe në banjat me kripë në trajtimet kundër reumatizmës. Shtoni 30-40 kokrra dëllinje në vaskë, ose ziejini për 10 minuta dhe lëngun e tyre hidheni në vaskë. Me këtë lëng mund të përgatisni edhe kompresa.

Kujdes:
Përdorimi afatgjatë i kokrrave të dëllinjës mund të shkaktojë irritime dhe dëmtime në veshka, sepse dëllinja praktikisht sforcon veshkën. Kjo është arsyeja përse dëllinja rekomandohet për 30 ditë çdo 4-5 muaj.

Nëse jeni shtatzënë ose po përpiqeni të krijoni familje, atëherë mos e përdorni dëllinjën. Shmangeni atë edhe nëse ushqeni fëmijën me gji. Dëllinja arrin të ulë sheqernat në gjak, dhe shkakton shqetësime serioze tek njerëzit me diabet.

Përdorimet në kuzhinë
Shtoni disa kokrra dëllinje ose një tufë bashkë me gjethet, kur gatuani mish ose peshk të pjekur në furrë./AgroWeb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë