Lëngu i selinosë, 5 vlerat direkte për lëkurën tuaj

Lëngu i selinosë, 5 vlerat direkte për lëkurën tuaj

Selinoja konsiderohet si një bimë që buron nga një familje e ngjashme me karotat dhe majdanozin. Përmban 95% ujë, proteina dhe yndyrna të shëndetshme dhe shumë lëndë ushqyese e minerale përfshirë kaliumin dhe kalciumin.

Të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës, si dhe përmban folate e vitamië K që ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut. Por jo vetëm për shëndetin e brendshëm, efektet e kësaj bime apo me mirë lëngut të saj nuk mbarojnë këtu.

Sipas ekspertëve edhe lëkura do të përfitojë shumë vlera pas konsumimit të selinosë.

Përmirësimi i akneve

Lëngu i selinosë përmban shumë pak sheqer dhe mund të jetë një zëvendësues perfekt i pijeve të gazuara, atyre me kafeinë apo sheqerna të shtuara. Të gjithë këta përbërës lidhen ngushtë me shfaqjen e akneve dhe inflamacoinit të lëkurës.

Kur konsumoni lëng selinoje jo vetëm që mbani nivelet e sheqerit të ulëta, por përfitoni edhe më shumë fibra të cilat ulin inflamacionin. Gjithashtu, lëngu i selinos është një burim i pasur i mineraleve dhe ushqyesve të tjerë parandalues për irritimet.

Qëndroni të hidratuar

Është i pasur me ujë e për rrjedhojë jeni gjithnjë të hidratuar që për lëkurën përkthehet në më shumë shëndet.Kur jeni të hidratuar lëkura juaj fillon dhe duket më e lodhur, gjë që rrit rrudhat dhe vijëzimet e lëhta që ju bëjnë të dukeni më të plakur.

Lëkurë më e shëndetshme

Shumë përfitime në një gotë, lëkurë më e shëndetshme, shije e mirë he freski për organizmin vetëm në një gotë më lëng selinoje në ditë. Çfarë e plak lëkurën siç shpjeguam dhe më sipër është një dietë e pasur me sheqerna e cila rrit plakjen e lëkurës përmes një procesi të quajtur glikizim.

Kjo ndodh kur sheqernat bashkëveprojnë me fijet e kolagjenit dhe elastinës për të formuar përbërjet e njohura si faktorë që sjellin plakjen e lëkurës.Kolagjeni dhe elastina janë proteina kryesore përgjegjëse për strukturën dhe fleksibilitetin e lëkurës tuaj ndaj duhet t’i ruani sa më mirë.

Prandaj konsumimi i pijeve freskuese si lëngu i selinos mund t’ju shpëtojnë në luftës kundër rrudhave të padëshiruara.

Më shumë lëndë ushqyese

Ky lëng transporton në lëkurë të gjithë lëngjet e nevojshme që duhen për të qenë jo vetëm të shëndetëshëm, por edhe për të eleminuar toksinat. Përveç kësaj, lëngu i selinosë është i pasur në elementë që ndihmojnë thellësisht në mirëqenien e lëkurës. Përmban fibra, zink, magnez dhe vitamina A, B, C dhe K.

Largon toksinat

Nëse doni të nxirrni toksina nga organizmi pas një nate që keni konsumuar shumë alkool, apo keni ngrënë shumë yndyrna e sheqerna ky lëng është i duhuri. Kur trupi çlirohet nga toksinat, kjo reflektohet edhe në lëkurën tuaj padyshim.

Mineralet si kaliumi dhe magnezi mbajnë balancën e elektroliteve dhe pH të lëkurës tuaj. Folati dhe vitaminat A dhe C luftojnë sëmundjet e ndryshme që mund të keni dhe acarimin e lëkurës.

Teksa e konsumoni bëni kujdes që të ndiqni edhe një stil jetese të shëndetëshëm ku përfshihet shumë ujë, fruta, perime e vitamina. Në këtë mënyrë rezulatatet positive do t’i shihni menjëherë në trupin tuaj.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë