Leonardo DiCaprio është një nga yjet më të mëdhenj në botën e Hollywoodit dhe tashmë ai po synon të bëhet një nga aktivistët më të mëdhenj.

Leonardo ka folur mëngjesin e sotëm në United Nations Climate Summit.

Eventi mblodhi sëbashku liderët, shkencëtarët dhe ekspertët klimaterikë për të diskutuar për arsyet që kanë çuar në ndryshimet klimaterike.

leonardo dicaprio

I njëjti event po zhvillohet në 166 vende të tjera ku përfshihet Britania, Franca, Bullgaria, Afganistani.

Ai tha se po vëzhgohen temperaturat ekstreme, Antarktika Perëndimore etj.

Sipas aktorit ky është një akt human jo një debat partizan.

Ajri, uji dhe një klimë e përshtatshme janë të drejta të patjetërsueshme të njeriut dhe është e drejta jonë që ta mbrojmë, jo e politikës, shprehet ai.

Të dielën në darkë Leo është kurorëzuar me çmimin “Clinton Global Citizen Awards” për mbrojtjen e mjedisit nisur nga kontributi që ka dhënë në çështjet humanitare.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)