Leonardo Di Caprio financon me
15 milion $ për mbrojtjen e planetit

Aktori Leonardo Di Caprio njofton se do të dhurojë 15 milion $, për të financuar punën e grupeve që do të punojnë për të zgjidhur problemet e mjedisit.

Bëhet me dije se organizatat do të marrin grante për të ndihmuar këto grupe, në kushtet kur planeti po  përballet me ndryshimin e klimës, zhdukjet në masë dhe degradimi i mjedisit. Është “The Huffington Post”, e cila ka pasqyruar fjalën e aktorit.

“Shkatërrimi i planetit tonë vazhdon me ritme të mëdha e ne nuk mund ta injorojmë këtë fakt.  Ne kemi përgjegjësi për të ardhmen”.-është shprehur DiCaprio.  Aktori 40-vjeçar ka qenë një aktivist mjedisor  gjatë gjithë karrierës së tij.

Ai krijoi Fondacionin “Leonardo DiCaprio” në vitin 1998, për të financuar kështu përpjekjet që mbrojnë planetin dhe specie e tij të rrezikuara. Aktivitet ky që aktori e ushtron  në më shumë se 40 vënde.

Grantet do të shkojnë në drejtime të rëndësishmëve mjedisore, duke përfshirë Këshillin e Mbrojtjes së  Burimeve Natyrore, World Wildlife Fund, Widlife Conservation Society etj.

Në shtator të vitit 2014, DiCaprio iu  drejtua udhëheqësve botërorë në Samitin e klimës të  Kombeve të Bashkuara duke iu kërkuar atyre që të adresojnë atë që ai e quan “sfidën më të madhe të ekzistencës sonë në këtë planet”.

“Miqtë e mi, ne përballemi, ndoshta më shumë se  çdo herë  tjetër në historinë e njerëzimit  me këtë detyrë të vështirë, por të arritshme.  Ju mund të bëni historinë”- është shprehur ndër të tjera ai.


leonardo di caprio

Marrë nga ATSH

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

‘Ti na ftove në shtëpinë tënde dhe unë nuk mund të vija duarbosh’ / Ina Majko e komunitetit rom i dhuron Ramës një libër dhe i tregon simbolin e vathëve

‘Ti na ftove në shtëpinë tënde dhe unë nuk mund të vija duarbosh’ / Ina Majko e komunitetit rom i dhuron Ramës një libër dhe i tregon simbolin e vathëve