Leonardo DiCaprio ka patur mjaft lidhje gjatë jetës së tij, megjithatë mesa duke ai nuk e ka gjetur ende vajzën e duhur. Ndër femrat me të cilat ai ka patur një lidhje përmenden aktorja Blake Lively, modelet Bar Refaeli dhe Gisele Bundchen e të tjera. Ndonëse aktori është aktualisht në një marrëdhënie me 22-vjeçaren Erin Heatherton shprehet se ende nuk e ka gjetur dashurinë e vërtetë. "Mendoj që deri tani do të isha martuar, nëse do ta kisha gjetur dashurinë e vërtetë, apo jo?", ka thënë DiCaprio. Ai është shprehur se çka vlerëson më shumë tek një femër është origjinaliteti dhe fakti që ajo të jetë një person i mirë.(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com










