Leonora Jakupi triumfon
në “Netët e Klipit Shqiptar”

Leonora Jakupi triumfon<br />në “Netët e Klipit Shqiptar”
Ka përfunduar me fitoren e Leonora Jakupit, festivali i përvitshëm “Netët e Klipit Shqiptar”. Eventi është mbajtur në Shkup dhe Jakupi ka triumfuar me këngën "Vajza e kojshisë", duke lënë pas videoklipet e këngëtarëve "Arsye S'kam" - Vali Kuqi, 'I Ndaluar" - Vesa Luma dhe "Ku mbeti dashuria" - Big Mama të cilat ishin në nominim.



Prezantimi i festivalit këtë vit i ishte besuar dyshes Avni Qahili dhe  Klea Huta. Sa I përket çmimeve të tjera shumë artistë u ngjitën në skenë për të rrëmbyer trofetë duke përmendur këtu: Big Mamën me 2 çmime, Adrian Gaxha me 2 çmime dhe artistë me nga një çmim si: Vesa Luma, Orgesa Zaimi, Neki Emra, Offchestra, Albatrit Muçiqi, Redon Makashi etj.

Nata finale e këtij edicioni ishte parashikuar të mbahej me datë 1 qershor në Çarshinë e Vjetër në Shkup por për shkak të motit të keq, ceremonia e ndarjes së çmimeve është shtyrë për një ditë më pas. Të pranishmit kanë sfiluar në tapëtin e kuq duke treguar edhe elegancën e veshjeve të tyre.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

14/2
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në