Leonora Jakupi triumfon në “VideoFesti
muzikor”, Ledri dhe Dafina puthje në skenë
Pas fitores në eventin "Netët e Klipit Shqiptar" këngëtarja Leonora Jakupi ka rrëmbyer edhe trofeun e “Starcard Videofest 2014” me klipin “Vajza e Kojshis”.
Pas fitores në eventin "Netët e Klipit Shqiptar" këngëtarja Leonora Jakupi ka rrëmbyer edhe trofeun e “Starcard Videofest 2014” me klipin “Vajza e Kojshisë”.
Në një mbrëmje gala të mbajtur në qytetin kosovar të Gjakovës kanë marrë pjesë emra mjaft të njohur të showbizit shqiptar, të cilët kanë parakaluar në tapetin e kuq duke ekspozuar elegancën e tyre.
Përveç çmimeve të shumta që u ndanë një moment i veçantë i mbrëmjes ishte dhe perfomanca së bashku e çiftit mjaft të diskutuar të muzikës reperit Ledri Vula dhe këngëtares Dafina Zeqiri.
Ata performuan në skenë bashkëpunimin e tyre më të fundit duke shkëmbyer puthje. Kënga është paralajmëruar edhe më parë si një “pajtim” mes tyre dhe pritet të publikohet së shpejti.
Fitues të kategorive të ndryshme në “Video Fest 2014” ishin edhe Alban Skënderaj, Offcestra, Shpat Deda, Era Istrefi, Dafina Zeqiri, Ledri Vula etj.
Çmimet e ndara në Videofest: 1.Video Spoti më i mirë në konkurrencën e grupeve- Offcestra
2.Video Spoti më i mirë në bashkëpunim Dafina Zeqiri ft Dj Blunt & Real 1- Veq met pas ty
3.Video Spoti më i mirë në konkurrencën e meshkujve apo best male Getho Geasy- E nxonme
4.Video Spoti më i mirë i zhanrit Pop Alban Skenderaj- Mrekullia e tetë
5.Video Spoti më i mirë i zhanrit Rock Shpat Deda
6.Video Spoti me regjinë më të mirë Dafina Zeqiri-Time Out
7.Video Spoti më i mirë në konkurrencën Best Neë Artist Era Istrefi- Money për Money
8.Video Spoti më i mirë i zhanrit Best Hip Hop Ledri Vula- 100 probleme
9. Video Spoti më i mirë në konkurrencën e femrave Leonora Jakupi- Vajza e Kojshis
10. Video Spoti më i mirë në zhanrin Pop Folk Skivi ft Mimoza Shkodra e Nora Istrefi- Na
11.Video Spoti më i mirë në konkurrencën RnB Dafina Zeqiri-Hajde ma knej
12. Video Spoti me styling më të mirë Era Istrefi- Edehun
13.Leonora Jakupi- Vajza e Kojshis
14.Video Spoti më i mirë në kategorinë Dance Adrian Gaxha ft Floriani & Skivi- Welcome to Prishtina
15. Video Spoti më i mirë duet Tuna ft Cosman-Fenix
16.Video Spoti me Performancën më të mirë Era Istrefi- E dehun
17.Video Spoti më i mirë Leonora Jakupi-Vajza e Kojshis
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
67/3
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.8%
-
Jo
75.7%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 2520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erdogan në Tiranë me Ramën zotohen të thellojnë bashkëpunimin! Shqipëri - Turqi firmosin 3 marrëveshje të përbashkëta! Hapet dega e Universitetit Teknik të Stambollit
10 Tetor, 14:12
-
Lezhë/ Dalja nga shtrati e kanalit kullues la pas dy ura të dëmtuara në Fishtë, dëme të vogla në bujqësi
10 Tetor, 14:02
-
I jepte tenderë kompanisë së tij, Apeli i Posaçëm lë në burg ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi
10 Tetor, 13:56
-
LIVE-Vizita në Tiranë, Erdogan e Rama deklaratë për shtyp
10 Tetor, 13:52
-
Nga 20 mijë - 100 mijë lekë'! Qeveria miratohen shtesat mbi pagën mujore për forcat e armatosura
10 Tetor, 13:48
-
Sarandë/ Vrau shokun që e strehoi një vit në shtëpi, 40-vjeçari lihet në burg: Isha i dehur, s’e kam kontrolluar dot veten
10 Tetor, 13:47
-
Liga e Kombeve nis sot aktin e tretë, spikat Itali - Belgjikë! Në fushë edhe Franca me Anglinë
10 Tetor, 13:40
-
Protesta e dhunshme e 7 tetorit, Gjykata liron nga burgu 2 protestues, i cakton 'arrest shtëpie'
10 Tetor, 13:39
-
Nesër reshje shiu e shtrëngata, qarqet me rrezik! Moti ndryshon në fundjavë, vetëm vranësira
10 Tetor, 13:36
-
VIDEO/ Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Rama me Presidentin Erdoğan, detajet në dhomën e bisedimeve
10 Tetor, 13:31
-
Begaj i 'ankohet' Erdoganit: Zyrat shumë të vogla, 600 metër katror! Po i them Edit na duhet ndërtesë tjetër (VIDEO)
10 Tetor, 13:10
-
Ylli Manjani revoltohet me shqiptarët: O legena, që mendoni veç për bukën e gojës! Racë e poshtër (VIDEO)
10 Tetor, 13:09