Lepore: Mosbashkëpunimi me
arkeologët italianë solli dëme 

Lepore: Mosbashkëpunimi me<br />arkeologët italianë solli dëme 
Në Muzeun Kombëtar u mbajt konferenca “100 vjet misione arkeologjike italo-shqiptare” i organizuar nga Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada Italiane.

Ky aktivitet që u organizua nga Ministria e Kulturës dhe ishte e pranishme vetë ministrja Mirela Kumbaro, u përshëndet nga ambasadori italian Alberto Cutillo dhe zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi.

Falë këtyre zbulimeve Ugolini vërtetoi një shekull më parë se, viset shqiptare ishin banuar të paktën që prej mijëvjeçarit të tretë përpara lindjes së Krishtit” tha Peleshi.


arkeologji
 
Konferenca u shoqërua me ekspozimin e rezultateve të zbulimeve të misioneve arkeologjike italo-shqiptare, që nisin para një shekulli me ardhjen e Kont Ugolinit dhe Alfredo Nuccitelit në Shqipëri.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 20 Maj 2016. Arkeologia Lida Miraj rrëfen për Report TV rëndësinë e misionit të Ugolinit në Shqipëri.

Unë do të them që veprimtaria e misionit arkeologjik italian në Shqipëri nga 1924-1943 ka qenë e shkëlqyer. Butrinti është zbuluar dhe është gërmuar nga Ugolini. Në atë kohë ka qenë vendosur edhe një skulpturë i tij, skulpturë që mendoj se duhet të vihet edhe tani” ka thënë ajo.


arkeologji
 
Kuratori i ekspozitës Giuseppe Lepore foli ndër të tjera për dëmin që i ishte bërë arkeologjisë gjatë ndërperjes së bashkëpunimit gjatë 50 viteve të dikaturës komuniste.

arkeologji
 
Ndërsa drejtori i Muzeut Kombëtar Melsi Labi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Italinë.

Kam besimin e plotë që kjo nuk do të jetë një ekspozitë e cila do të mbetet këtu por do të pasohet nga shumë ekspozita të tjera dhe aktorë të tjerë” tha ai.


arkeologji

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri