Lëpushë/ U bllokuan në liqenin e Shtrazë, policia iu vjen në ndihmë dy turistëve belgë

MALËSI E MADHE - Dy turistë belgë ishin bllokuar tek liqeni i Shtrazës në Lëpushë të Shkodrës, pasi kishin shfaqur probleme shëndetësore gjatë eksplorimit të liqenit. Policia mori njoftim mëngjesin e sotëm për bllokimin e dy turistëve në Lëpushë.

Operacioni për dhënien ndihmë ndaj tyre zgjati 4 orë dhe u krye nga SPK Grabom, PKK Bashkim si dhe në bashkëpunim me policinë malazeze.

Kjo për shkak se lokacioni ku ata kishin ngecur ishte më i aksesueshëm nga Mali i Zi.

Pas kërkimesh në një terren shumë të vështirë malor, belgët u gjetën dhe u transportuan në spital për asistencë mjekësore, ku ndodhen në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

'Mëngjesin e sotëm, sapo janë njoftuar se 2 turistë belgë kërkonin ndihmë sepse kishin shfaqur probleme shëndetësore gjatë eksplorimit të liqenit të Shtrazës në Lëpushë, SPK Grabom dhe PKK Bashkim, në bashkëpunim me Policinë malazeze (për shkak se lokacioni ishte më i aksesueshëm nga Mali i Zi), kanë organizuar punën për të gjetur dhe ndihmuar turistët.

Pas 4 orësh kërkime në një terren shumë të vështirë malor, ata janë gjetur dhe janë transportuar në spital, për të marrë asistencë mjekësore.

2 turistët janë aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falenderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe humanizmin e treguar.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë