Lëreni SPAK-un të bëjë detyrën

Lëreni SPAK-un të bëjë detyrën

Berisha dhe Malltezi

Aferat korruptive të vjetra dhe të reja, të ish-pushtetareve dhe atyre aktualë që abuzojnë me paratë e taksapaguesve, janë tanimë në shënjestrën e një prej strukturave më dinjitoze të drejtësisë së re, SPAK. Por u mjaftua me thirrjen dhe masën penale ndaj ish-kryeministrit Berisha, që SPAK-ut, ti sulen majtas dhe djathtas, disa e shajnë dhe disa e “lëvdojnë”. Askush nuk e kupton se, në një shtet demokratik, ligjor dhe të pavarur, askush nuk duhet të merret me organet dhe vendimet e drejtësisë. Të mira, apo të këqija, atë e zgjidhin strukturat më të larta se SPAK.

Por ajo që po ndodh me kronikat mediatike, me emisionet televizive, me intervistat në gjuhë të huaj dhe shqipe, apo me kanosjet  nga individë dhe avokate se “do ta shohim kujt do ti dalë e vërteta nga këta palo banditë prokurorë”, janë thjesht shprehje e mentalitetit  ish-komunist.

Në fakt, edhe SPAK-ut, i lind e drejta morale të ketë pas çdo reagimi ekstremist, përgjigjen e vet. Por ajo nuk po ndodh. Drejtësia e re, duhet të jetë e pacënueshme, e lirë, e pavarur, dhe e panjollosur nga persona dhe grupime politike. Lëreni drejtësinë e re, të bëjë detyrën. Kemi dashur prej 32 vitesh të kemi një sistem drejtesie të pavarur, ku i madhi (me pushtet) dhe i vogli (pa pushtet) të ishin njëlloj para ligjit. dhe ja, ora e drejtësisë erdhi. Ne po e “vrasim” me dashje këtë risi të bukur, këtë ndryshim të madh, që po çon drejt hetimeve, gjykimeve  dhe dënimeve, pushtetarë të dikurshëm dhe të sotëm.

Fati më i madh yni, është pozicionimi i kryeministrit Rama. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që kryeministri i vendit, të mbronte dhe inkurajonte sistemin e drejtësisë, për ti vajtur deri në fund çdo akuze, denoncimi, afere etj. Lëreni SPAK-un të qetë, mos intimidoni hetuesit dhe prokurorët, gjyqtarët dhe policët, pasi edhe kjo është shkelje ligjore. Askush sot në Shqipëri, nuk është më i paprekshëm, askush nuk mund të pretendojë se, “jam me mandat dhe kryetar partie, dhe askush nuk më prek”.

Boll më, me vuajtje dhe sorrollatje qytetaresh, boll më me lutje dhe zhvatje milionash nga sekserët dhe zyrtaret e korruptuar, duke fituar gjyq  e me prokurorët dhe gjyqtaret e Plepave. U bënë milionerë nga paratë e hallexhinjve dhe aferave, duke zhvatur prona, troje dhe toka në male, dete, liqene, fusha dhe qytete. Është bërë një katrahurë e paparë në 32 vjet, ndaj lëreni SPAK-un të bëjë detyrën, të na tregojë me vepra se, çdo qytetar, pushtetar dhe person i veshur me imunitet, do të shkojë para ligjit  dhe do të dënohet, në rast se ka vjedhur, grabitur dhe zhvatur e përvetësuar duke përdorur postin dhe shkelur ligjin.

Ky vend, do të ecë përpara atëhere, kur çdo qytetar i tij të shikojë dhe bëjë detyrën e caktuar, ndryshe kemi gjasa të rikthehemi sërish atje ku ishim. Ndaj, lëreni SPAK-un  të qetë….

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Shumë turistë por pak hotele, Zak Topuzi: Shqipëria ka 2 herë më pak kapacitete akomoduese se Mali i Zi

Shumë turistë por pak hotele, Zak Topuzi: Shqipëria ka 2 herë më pak kapacitete akomoduese se Mali i Zi