Me nota ironie dhe ton humori, deputeti Saimir Korreshi tha në Kuvend se një nga problematikat e Lushnjes është furnizimi me energji elektrike. Madje, u tall edhe me rritjen e çmimit të naftës duke thënë se bujqit janë tejngopur nga tollonat falas dhe tani do të punojnë me parmendë.
“Situatën e kemi mirë, jashtëzakonisht mirë. Më mirë nuk ka! E dini ç’do të thoshte një shoku im kur dëgjova këto parafolëset, lërini more dokrrat! Lërini more mendimet e thella apo fjalët e mëdha! Ku rroni o burrë i dheut sikur s’rrojmë bashkë në Lushnje me Antonetën. Si tha, elektriku, kemi bërë zhvillime. Hajdeni more aman na jepni dy fije elektrik nga Lushnja se gjithë fshatrat nga ora 7 pasdite deri në 6 të mëngjesit ikin dritat. Na e zgjasni edhe një çikë ne kabllin se po hamë bukë në errësirë. Rrofsh mi qeveri që na e ngrite... naftën sepse u lodhën të shkretët bujq, i mbushët me naftë, bamp, jepni naftë e s’kishin ku ta harxhonin! Më mirë tani direkt parmendë edhe ohoho, e fjetëm mendjen!”, tha Korreshi.
Ai tha gjithashtu se Lushnja s’ka as sistem të ri regjistrimi, teksa s’mungoi ironia edhe për ujin e pijshëm.
“Pikërisht për të larë atë baltën që hedhim ne të opozitës, nuk lahet me ujë me m*t që jep ujësjellësi. Ose hiqini etiketën dhe thoni jo ujë të pijshëm, për ujë për qenef se ne paguajmë për ujë të pijshëm”, vijoi Korreshi.
Një nga deklaratat e tij u lidh me spitalin e Lushnjes ku sipas tij, mungojnë aparaturat e diagnostikimit gjinekologjik.
“Nuk mundet te spitali i Lushnjes ai që është gjinekolog nuk mund të vazhdojë si në vitin ‘70 me të prekme sepse i mungon aparati, nuk bën dot eko, e ka kordonin apo s’e ka. Ju doni të hyni në Uropë! Dilni njëherë andej nga Europa, jo anës Lushnjes more aman!”, tha Korreshi.
Lajmi kryesor:
Sherr në Kuvend për drejtorin e ri të Policisë, PD: U emërua nga Balluku! Lamallari: Hita oficer karriere, procesi u monitorua nga partnerët











