Les Etoiles (1946) / Shqiptarët dhe mjekësia tradicionale, metodat e tyre për tu kuruar

Les Etoiles (1946) / Shqiptarët dhe mjekësia tradicionale, metodat e tyre për tu kuruar

Foto ilustruese

“Les Etoiles” ka botuar, të martën e 2 prillit 1946, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me metodat tradicionale të mjekimit të pordorura në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një lëkurë kafshe që shëron.

“Shqiptarët përdorin metoda mjaft të veçanta për të trajtuar sëmundjet e mushkërive. Sipas rastit, i sëmuri duhet të veshë një lëkurë dhie ose delje të sapo therur.

I sëmuri mund të shërohet gjithashtu duke vendosur gota thithëse në të gjithë trupin dhe duke i shkaktuar atij rrjedhje të bollshme gjaku.

Rakia, një pije e fermentuar, përdoret gjithashtu duke e fërkuar mbi lëkurë.

Sa për infektimin e thonjëve (gishtave), ekziston diçka shumë e lehtë për t’i kuruar. Mjafton t’i mbështillni me gjethe të lagura preshi.

Këto ilaçe mund të sigurohen fare lehtë, sepse ato rrjedhin nga burimet natyrore të vendit. Madje ëshhtë e vështirë të gjesh gjithmonë një mjek, sepse Shqipëria ka vetëm 150 të tillë për 1.250.000 banorë.”/darsiani.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty