“Le Moniteur Universel” ka botuar, të hënën e 25 marsit 1822, në ballinë, një shkrim në lidhje me vrasjen e Ali Pashë Tepelenës, duke dhënë kështu emrin e njeriut që e tradhtoi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Bavari.
Nuremberg, 16 mars. Ne lexojmë në gazetën tonë artikullin më poshtë: Kufijtë e Italisë, 10 Mars. “Ne po marrim lajme të rëndësishme nga Epiri në këtë kohë. Ali Pasha u tradhtua me të vërtetë nga mbështetësit e tij, dhe iu dorëzua Chourschid-Pashës (Hurshid ose Hurshit), i cili menjëherë e ekzekutoi duke i prerë kokën dhe duke e dërguar kështu në Kostandinopojë. Qeveria angleze e Ishujve Jonianë mori lajmin zyrtar të kësaj ngjarje më 9 shkurt, dhe menjëherë ia komunikoi konsujve të huaj.
Ekstradimi u bë më 2 shkurt. Të nesërmen trupat turke hynë dhe pushtuan fortesën e Janinës. Një shqiptar, me emrin Vaia (Athanas ose Thanas Vaja), një mik i ngushtë i Aliut, dhe në të cilin ai kishte besim të pakufizuar, e tradhëtoi, për interes të Hurshid Pashës. Ky i fundit drejtoi vëmendjen e tij kryesisht tek thesari i Aliut, i cili përbënte një shumë të madhe, si në para dhe në bizhuteri; A ia dorëzoi Vaja të gjithin ?
Besohet se Hurshid Pasha tani do të marshojë ndaj Suliotëve, të cilët ende nuk i janë nënshtruar Portës, siç pretendohej; por ata sulmuan shqiptarët myslimanë të cilët kohët e fundit mbështetën Hurshid Pashën, dhe kështu ata shkatërrojnë pronat e tyre. Lufta civile është më e ndezur se kurrë në Epir.”
Shkrimi “Le Moniteur Universel” për Ali Pashë Tepelenën
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.7%
-
Të gabuar
53.5%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Lodzi i Polonisë pret një artist të madh', intervista speciale në 1925 me Aleksandër Moisiun për artin teatror
23 Nëntor 2024, 14:49
-
The Christian Science Monitor (1913) / Intervista me Isa Boletinin dhe Luigj Gurakuqin në hotelin 'Cecil', në Londër
16 Nëntor 2024, 13:49
-
Biznes e shtesa në monument? Si do restaurohet Kalaja e Ali Pashës, specialisti: Projekti që diskutuam në Këshill me arkeologë, del në pah kalaja e vogël e shek XVI
26 Korrik 2023, 16:09
-
‘Nga haremi me vajzat e reja, te Veliu që firmosi pavarësinë më 1912-ën dhe...’/ Historia e panjohur sarajeve të familjes Këlcyra
5 Qershor 2023, 07:41
-
STUDIMI/ Nga ndërtimi te funksioni e dedikimet, Kalatë e Ali Pashë Tepelenës, Përzhita: U ndërtuan mbi shtresa më të hershme të shek. XIII-XIV!
16 Mars 2023, 16:22
-
Koka në Tiranë, trupi në Janinë
24 Janar 2023, 11:12
-
Si i përdori Perandoria Osmane dhe ç'ndodhi me vakëfet e Ali Pashë Tepelenës pasi ai u ekzekutua, studiuesi Eduart Caka hedh dritë me librin e ri
26 Mars 2022, 21:02
-
Koka në Stamboll, trupi në Janinë
21 Maj 2021, 10:36
-
1908/ Marrëdhënia e veçantë me hebrenjtë e filozofit dibran Riza Teufiku–intervista e tij ekskluzive pwr “Le Journal de Salonique”
11 Janar 2021, 11:58
-
Intervista me Sotir Martinin, Ministrin e Oborrit Mbretëror të Shqipërisë, në Egjipt/ Rrëfimi për Mbretin Zog, Princ Lekën, Hoxhën dhe Titon
16 Nëntor 2020, 09:17
-
Kush është fotografi shqiptar që çuditi Hollywood-in
19 Shtator 2020, 09:31
-
Rrëfimi ekskluziv i Bekim Fehmiut pas mbarimit të xhirimeve të serialit të famshëm televiziv 'Odisea'
7 Shtator 2020, 09:29