Leshnicë, Reagojnë banorët pas
shembjes së Manastirit 400-vjeça

Leshnicë, Reagojnë banorët pas<br />shembjes së Manastirit 400-vjeça
Pas lajmit të rëndë për shembjen e Manastirit mbi 400-vjeçar të Shën Athanasit në Leshnicën e Poshtme, Report TV ka shkuar në vendngjarje për të parë nga afër dëmet.

Prej 10 vjetësh ky objekt kulture i kategorisë së parë është braktisur pohojnë banorët e këtij fshati.

“Që kur jam lindur këtë manastir, edhe fshati edhe shteti, e kishim si monument kulture, para 10 vjetesh mbahej mirë se e kishte ne ngarkim shteti, ka 10 vjet që është braktisur edhe nga sheti edhe nga kisha, nuk vë njeri dorë” tha Dhimiter Rizo banori i fshatit.

Ky monument ka qenë i çmuar jo vetëm për banorët që festojnë ritualet e besimit kristian në këtë kishë, por edhe për vetë arkeologët dhe institucionet e monumenteve të kulturës.

Braktisja e saj në një mënyrë kaq flagrante i bënë këta banorë të dyshojnë se dikush punon për zhdukjen e shenjave të Krishtërimit.

​“Ta mbajë o shteti o kisha që mos të bjeri se po të rrëzojmë të gjitha kishat të gjitha monumentet e kulurës të kishës do humbasë edhe krishterimi në fshatin tonë” u shpreh Dhimiter Rizo banori i fshatit.

Banorët e Leshnicës kanë denoncuar rrezikun e shembjes në institucionet shtetërore disa muaj më parë. Por ministria e kulturës nuk ka marrë asnjë masë.

Edhe pas rrëzimit të Kishës, Ministria e Kulturës është mjaftuar me një justifikim formal për mediat ku konkretisht shkruan se e ka përcaktuar kishën e Leshnicës si objekt me risk të lartë dëmtimi, por sipas kësaj ministrie “gjatë dekadave kjo kishë ka pësuar degradime të rënda në të gjithë elementët
strukturorë përbërës të saj dhe nuk është kryer asnjë ndërhyrje deri në vitin 2014.  
Gjithkush ka të drejtë të pyes, i lejohet ministrisë së kulturës një justifikim i kësaj natyre. 


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro