Pas protestës së dhunshme të Sali Berishës, operatorët kanë zhvilluar një protestë simbolike para Gjykatës së Tiranës, ku 7 të miturit kanë dalë për tu njohur me masën e sigurisë.
Ata ulën kamerat në shenjë reagimi për operatorin që u përfshi nga flakët e molotovit në protestën e dhunshme të Berishës. Për këtë arsye, ata nuk do të filmojnë përfaqesuesit e PD, të cilët do të vijnë për 7 të miturit që do të dalin për masën e sigurisë.
Operatori i News24, Aldo Kashri, u përfshi nga flakët në protestën e 10 shkurtit, teksa ndodhej sipër automjetit duke filmuar. Atij i erdhën në ndihmë menjëherë kolegët, ndërsa pësoi djegie të gishtërinjve.
Lajmi kryesor:
Protesta e dhunshme e Berishës, nipi i gazetarit të ‘pavarur’ Çim Peka mes 7 të miturve të arrestuar! Dalin para Gjykatës











