EMRAT/ Lëshohen 7 urdhër arreste nga Prokuroria e Elbasanit, disa të arrestuar në Tiranë! Grupi nën akuzë për fshehje të ardhurash e skemë mashtrimi me TVSH
Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 7 urdhër arreste, disa prej të cilave janë ekzekutuar këtë mbrëmje në Tiranë. Grupi akuzohet për krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH dhe për fshehjen e të ardhurave.
Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 7 urdhërarreste, të cilat janë duke u ekzekutuar nga Policia e Shtetit në kryeqytet lidhur me goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin e TVSH.
Urdhër-arrestet janë lëshuar për Adnand(Andrew) Progri; Nezir Beqiri; Erion Satka; Sajmir Xhafa; Julian Kalo; Teidi Doraci. Mes personave që është lëshuar urdhërarrest është edhe shtetasi italian Aldo Mazzarela. Ata janë nën akuzë për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar".
Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar disa prej urdhërarresteve, kryesisht në Tiranë, ndërsa kontrollet vijojnë ende nga policia. Hetimet për këtë grup kanë nisur rreth një vit më parë.
7 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Elbasanit, dalin emrat e grupit që akuzohet për mashtrim me TVSH
Këto janë emrat e 7 personave ndaj të cilëve Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhërarreste pasi akuzohen për fshehje të ardhurash dhe skemë mashtrimi për TVSH-në. Disa prej tyre janë arrestuar këtë mbrëmje në një aksion të ndërmarrë nga policia në Tiranë.
7 urdhër arrestet:
1-Adnand(Andrew) Progri lindur ne Peqin dhe banues ne Tiranë 2-Nezir Beqiri lindur në Kukës dhe banues në Tiranë 3-Erion Satka lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë 4-Sajmir Xhafa, lindur dhe banues në Tiranë 5-Julian Kalo, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë 6-Teidi Doraci lindur dhe banues në Durrës 7-Aldo Mazzarela, shtetas italian
Skemë mashtrimi me TVSH-në, një prej 7 urdhër-arresteve të Prokurorisë së Elbasanit për një shtetas italian
Një prej shtatë urdhërarresteve të lëshuara nga Prokuroria e Elbasanit për goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin e TVSH është për një shtetas italian.